Pjesa 12

323 18 0
                                    

Shtyu tutje çokollatat per te dale para pasqyres. Vendosi me kujdes penelin, si nje arkitekte e ardhshme qe ishte dhe u ndje krenare me veten per arritjen qe kishte bere. Nese kur ishte e lumtur dukej e bukur, sonte e ndjente veten edhe me te parezistueshme.

Hapi garderoben dhe filloi te shikonte qindra veshjet qe ishin palosur dhe varur me kujdes. Zgjati doren dhe mori te paren bluzen e shkurter deri tek kerthiza per ta kombinuar me xhinsat e saj me bel te larte dhe ne fund veshi takat. Djemte e shkurter sigurisht qe do ta ndjenin veten keq, ashtu si gjithmone. Si do te ngacmonin nje vajze qe qendronte me e gjate se ata.

Edhe sonte asnjeri prej tyre nuk u kursye ne komplimentet qe i drejtonin asaj dhe as sonte ajo nuk do t'ua privonte buzeqeshjen e dale nga buzet e saj. Nese dikush i jepte nje kompliment ishte per t'u falenderuar.

Sapo u afrua tek dera, nuk qe e nevojshme ta prekte ate, sepse djali i banakut vrapoi me te katra t'i dilte para.

"Mirmbrema princeshe. Si çdo here dukesh magjepsese."
"Faleminderit Dreni, je nje gentlemen i vertete."
"Ti ma di emrin?" Pyeti ai i perkedhelur nga buzeqeshja e saj.
"E si te mos ia di emrin banakierit tim te preferuar."

I dha nje puthje ne ajer dhe u largua per tek tavolina, aty ku nuk u habit te shikonte Floren. E kunderta ndodhi me ate qe sapo pa Mian zgurdudhoi syte.

"Wow nuk te prisja qe do te vije."
"Epo jam plot me surpriza une."
"Mbreme dole duke turfulluar." I kujtoi ajo.
"Por e kam harruar tashme. Oh meqe ra fjala. Faleminderit qe as nuk u kujtove te me beje nje zile qe te me pyesje si isha, se per te me vizituar jo e jo."
"Me fal por mbreme... epo isha me Sebastianin." Rrefeu ajo e lumtur.
"Si ishe me Sebastianin?"

Po fillonte te mendonte me te keqen e mundshme por ajo i tha te pushonte sepse po afrohej po ai.

Sapo ndjeu prezencen e tij ne te majten e saj mori nje shprehje djallezore ne fytyre.

"Atehere... do te doja nje koktejl me luleshtrydhe dhe me dy pipa. Njerin te kuq dhe tjetrin blu, pastaj ki kujdes te hedhesh vetem tre copa akulli me madhesi normale. Faleminderit!"

Perfundoi ajo duke humbur kontaktin sy me sy qe kishte me te, per t'u kthyer tek Flora.
Vetem kur ndjeu qe ai ishte larguar i kerkoi asaj t'i vazhdonte rrefimin qe kishte nisur.

"Epo isha me te... por jo ne ate menyre qe mendon ti. Nuk e kemi te gjithe mendjen aty ku e ke ti." Vazhdoi ajo e buzeqeshur. "Sebastiani ka tre nete rrjesht qe me ofron te me shoqeroje per ne shtepi, gjoja per te mos me lene te vetme naten. E shikon sa i mire eshte?" Fliste ajo enderrimtare.
"Po me behet qejfi shume per ty." Ia ktheu teksa degjonte rrefimin e saj.

Loja Qe Ai Humbi ...Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang