Pjesa 66

324 20 1
                                    

Ajo vetem uli koken per te mos e shikuar ne sy teksa ajo vazhdonte te bertiste.

"Vertet shpresova tek ti. Vertet mendova se im vella mund te ishte i lumtur me ne fund... ndersa ti... ti e shkaterrove ate plotesisht. Keto tre jave ai ka qene me keq se tre vite...."

Heshti per te mos e vazhduar me tej fjaline, pastaj tha fjalet e fundit para se te largohej.

"Vafsh ne djall sepse aty e ke vendin."

Ajo i ktheu kurrizin dhe u largua kokelarte duke e lene ate ne prag te deres. Nuk kishte lote te qante me. E meritonte çdo gje qe po i ndodhte. Kishte qare mjaftueshem deri tani.
Mbylli deren me lehtesi per te mbeshtetur koken ne mur e merzitur. Askush nuk e dinte arsyen e vertete pse ajo ishte sjelle ne ate menyre. Asnje tjeter perveç Mias dhe asaj.
Dhe sa here pendohej per çfare kishte bere, mbyllte syte te rikujtonte ate çast qe t'i bindte vetes se kishte bere gjene e duhur duke u ndare nga ai. Kishte bere ate qe duhej per te qetesuar ndergjegjen e saj....

←←←

Po buzeqeshte akoma enderrimtare nga mbremja e kaluar me Sebastianin kur papritur ndjeu deren qe t'i binte. U ngrit e habitur duke mos ia marre mendja qe pas saj do te ishte nje person qe i kishte kthyer kurrizin jave me perpara... qe zhdukej per te humbur çdo kontakt me te. Nuk ia merrte mendja qe para saj do te shfaqej ajo.

"Flora?"

Pyeti e habitur por thelle thelle e ndjente se pse ndodhej ajo aty. Parandjenja po i dilte e vertete...

"Pershendetje Mia."

Foli ajo me ze te trishtuar.

"Çfare ka? A je mire?"

"Dua te flas me ty."

Shprehu me gjysem zeri.

"Sigurisht!!!"

I tha, por qe nuk ishte e sigurt a donte t'i degjonte ato qe ajo kishte per te thene.

"Eja, hyr brenda."

"Jo jam mire ketu, dua te them diçka shpejt para se te shkoj per praktiken. Me duhet te shkoj deri ne QSUT dhe mund te behem vone."

Tha ajo qete.

"Mire!"

Shtrengoi fort deren e shtepise dhe priste çfare do t'i thoshte ajo.

"Nuk ma merrte mendja qe do ta ulja ndonjehere krenarine time dhe te vija te te thoja keto fjale sot... por jam e deshperuar."

Heshti per nje moment dhe e dalloi shoqen e saj qe sforcohej per te nxjerre ato fjale.

"Te lutem mos ma merr."

"Per çfare e ke fjalen?"

Pyeti ajo me shpresen qe te fliste per çdo gje tjeter por vetem per Sebastianin jo.

"Ti e di mire se per ke e kam fjalen."

Fshiu nje lot qe i shpetoi padashur nderkohe qe fliste.

"Per hir te shoqerise qe mund te kemi pasur dikur... nese kemi pasur ndonjehere... mos ma merr ate."

"Por... Flora..."

"E di... ai eshte nje person i mrekullueshem, prandaj e di se eshte e veshtire qe te ta kerkoj kete gje... por te lutem."

"Pse Flora?"

Kerkoi te dinte ajo me ze te thyer tashme... sepse kishte qene gjithmone e bute...

"Sepse.... gjithmone kam qendruar nen hijen tende. Nderkohe qe ecnim sebashku... nderkohe qe qendronin sebashku, e gjithe vemendja e te tjereve ishte mbi ty."

Ktheu koken menjane qe te merrte force qe te fliste... dhe po ndjente qe per here te pare Flora po tregohej e sinqerte me te.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now