Pjesa 64

308 18 0
                                    


Dhe shpirti i tij nuk gjente paqe me, nuk qetesohej as kur ne banjot e shkolles i ofrohej çfaredolloj vajze, as kur ne mbremje ishte Flora ajo qe tentonte te ngrohte krevatin e tij.
Dhe ate qetesi shpirterore nuk ia sillte dot as motra e tij tashme qe e perqafonte dhe mbeshtetej prane tij. Ai nuk fliste më. Nese dikur nuk buzeqeshte, tani edhe per te folur pertonte. Sikur te foluren e tij tjeret do ta merrnin per dobesi.

"Çfare ka ndodhur Sebastian?"

Ai heshtte nderkohe qe i kishte ngulur syte nje ndeshje boksi.

"Te lutem, jam une Klara. Ti te pakten ke folur me mua. Çfare po ndodh me ty. Çfare ndodhi mes teje dhe Mias?"

Ai u ngrit ne kembe duke e shikuar me nerva.

"Ate emer mos guxo ta permendesh me. Ne rregull?"

U mbyll ne dhomen e tij duke e lene Klaren gati gati duke qare. Ajo nuk mund ta shikonte me vellain e saj ne ate gjendje serish per faj te nje vajze. Hapi deren lehte dhe u largua. Edhe ajo kishte nevoje per dike ne ato momente.

Me qetesi mberriti ne apartamentin ku ai e kishte çuar heren e fundit. Trokiti disa here per te mos iu pergjigjur askush. U ul ndenjur duke mbeshtetur koken per dere. Ndihej e lodhur shpirterisht teksa i shfaqej imazhi i te vellait.

Çfare duhet te bente?

A duhet t'u tregonte prinderve te tyre per gjendjen e tij apo thjesht te priste.
Degjoi hapa tek afroheshin ngadale. Degjoi buzeqeshjen e nje vajze dhe zerin e tij te vrazhde.

"Mjaft qeshe, nuk je ketu per te qeshur."

Ata dy silueta u afruan me ngadale dhe priti te shikonte sesi vajza e mbeshteti per muri ate duke e puthur. E keqja ishte se edhe ai po ia kthente ato. Nuk e mohonte se ishte e lenduar nga ajo skene, por serish u permbajt.
Nuk do ta linte ate ta shikonte te rrenuar.

T'i thonte se po e tradhetonte?

Jo, ai ia kishte bere te qarte se nuk ishin asgje me teper sesa nje 40 minutesh i kaluar bashke sa here ai donte.
Por kjo nuk do thonte se do rrinte duarkryq te shikonte ate ashtu. Eci me furi drejt tyre duke i dhene nje te shtyre te fort vajzes. Kjo i kapi ato ne befasi.

"Klara?"

Permendi ai emrin e saj i habitur.

"Po heren e fundit qe e thirre nderkohe qe po benim seks keshtu e kisha."

I foli ajo me inat, pastaj u kthye tek vajza.

"Ti zhduku qe ketu nese nuk do qe ajo fytyra prej kurve te te çirret nga thonjte."

Loja Qe Ai Humbi ...Wo Geschichten leben. Entdecke jetzt