Pjesa 73

306 22 0
                                    

Mia vrapoi per tek ai, iu dridhen kembet kur e pa ne ate gjendje. Eci me ngadale duke hequr pallton per te dale ne xhinsa dhe recipeta.

"Sebastian."

U afrua prane tij.

"Mia?"

I dha nje puthje te lehte ne faqet e njomura nga djerset.

"Jam ketu, erdha per ty."

"Ti hoqe dore shume shpejt!"

Foli ai sapo ndjeu aromen e parfumit te saj dhe ndjesine e paqes qe ajo i falte.

"E di. Me vjen keq."

"Ti lejove te te prekte nje tjeter pas meje."

Uli koken e merzitur dhe qau ne kraharorin e tij.

"Me fal Sebastian, por isha e deshperuar."

"Ti hoqe dore prej meje."

Perseriti ai serish.

Ajo nuk foli me, por e puthi ne buze qe ta heshtte. Nuk mund ta lejonte qe te vazhdonte me te fliste. Nuk do ta lejonte t'i perplaste me ne fytyre gabimet e saj.

"Tani jam ketu, nuk iki me. Nuk dorezohem me. Jam ketu sepse dua vetem ty."

I peshperiti ajo e sigurt qe ai nuk do mbante mend asgje te nesermen.

Qendroi tere naten duke u kujdesur per te, e frikesuar qe nga çasti ne çast mund te ndodhte ndonje komplikim i papritur, por qe nuk po ndodhte fale Zotit. Mbante doren lehtesisht mbi kraharor qe te ishte e sigurt qe ai po merrte fryme dhe ishte e qete vetem sepse ai po flinte i qete tashme.

"Me fal Sebastian!"

Perseriti per here te fundit para se te mbyllte syte.

"Te premtoj qe nuk do te heq me dore kaq lehte nga ty."

I doli gjumi per te ndjere veten e rende. Ne çdo frymemarrje ndjente nje therje ne kraharor.
Gjithçka qe mbante mend ishte kur Flora perfundoi qe qepuri ate plage te mallkuar dhe pastaj çdo gje tjeter kishte humbur.
Iu desh pak kohe qe te kuptonte se edhe dikush tjeter ndodhej ne krahun e tij dhe zemra filloi t'i rrihte sapo aroma e parfumit e goditi. Uli koken qe te veshtronte floket e saj te mendafshta qe perhapeshin gjithandej ne supin e tij.

Si duhej te ndjehej per kete fakt?

Ajo e kishte lene, kishte zgjedhur nje person tjeter para tij, kishte qene me te deri para pak oresh, ndersa tani qendronte prane tij.
Donte te bertiste me te madhe, t'i bertiste asaj qe serish dukej kaq e pafajshme ne krahun e tij.

Heshti... ndjenja te perziera... nuk dinte çfare te bente... prandaj vendosi te qendronte ashtu, ta shijonte edhe pak qetesine dhe lumturine qe i falte prania e saj, derisa ajo te zgjohej.

Mbylli syte dhe instiktivisht e shtrengoi me krahun e tij per ta ndjere me prane. Ajo levizje e zgjoi ate qe menjehere buzeqeshi.

"Mirmengjes!"

U afrua te puthte buzet e tij por ai u largua, nuk donte ta shikonte... nuk donte te shijonte buzet e saj, sepse pastaj nuk do kishte me force ta largonte nga vetja. Ndjeu nje shfryrje zhgenjimi nga ana e saj.

"Çfare do ketu?"

E pyeti ai vrazhde.

"Erdha sepse kishe nevoje per mua."

Foli zeri i saj i dridhur nderkohe qe tentonte te prekte faqen e tij, por ai serish menjanoi koken.

"Nuk kam nevoje per ty, nuk kam nevoje per asnje. Largohu!"

"Sebastian..."

"Largohu thashe!"

Ngriti zerin aq sa ia lejonte dhimbja ne kraharor.

"Nuk do largohem... jo me!"

Foli e qete.

"Nuk jam nje loder ne duart e tua Mia. Çfare dreqin do kesaj here?"

"Te qendroj."

"Largohu!"

Perseriti ai duke permbajtur veten qe te mos i fliste me rende. Qe te mos i perplaste ne fytyre hipokrizine e saj, te mos i perplaste faktin qe e kishte shikuar teksa i jepej tjetrit. Ky fakt qe lendonte me teper se ajo plage qe i kishte shkaktuar vetes.

"Une hoqa dore nga ti sepse ma kerkoi Flora Sebastian. Une hoqa dore jo sepse doja... por sepse u ndjeva e detyruar."

Loja Qe Ai Humbi ...Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora