Pjesa 90

296 23 1
                                    


"Nuk ka te beje aspak me ty."

Mbante nje ftohtesi dhe guxim edhe pse ndodhej brenda shtepise se armikut. Ndihej superior mbi ta.

"Sigurisht qe ka."

Bertiti ne fytyren e tij.

"Ti do perdoresh motren time per hakmarrjen tende te qelbur.... por dije qe nuk ta lejoj asnjehere ne bote, more vesh. Me mua bej çfare te duash, motren time lere jashte kesaj pune... ajo nuk ka asnje lidhje me gjithe kete. Mos e ngaterro ne felliqesine tone."

"Ka lidhje edhe shume madje."

Ia ktheu me po te njetin tonalitet zeri.

"Eshte ngaterruar vete qekur nuk me linte rehat. Eshte ngaterruar vete qekur u fut ne krevatin tim. Ajo eshte e imja dhe ti nuk ke asgje çfare ben per kete fakt."

Mori nje grusht nga durimi i sosur i Sebastianit. Gjithçka do ia kishte pranuar por jo ate... jo motren... jo ta bente pjese te hakmarrjes se tij.

Ndersa Klara me Mian qendronin te perqafuara ne krevat. Asaj nuk i ishin thare akoma lotet nderkohe qe kishin degjuar bertirurat e atyre te dyve... per ta pasuar me te perplasurat sa andej kendej.

Nuk ishte e veshtire te kuptohej qe ata te dy po perlesheshin.

"Sebastian te paste mamaja. Me futesh ne dhé mos e bej kete. Te lutem."

Ishin klithmat e tmerruara te mamase se tyre nderkohe qe babai perpiqej t'i ndante.

Por a mund te futej njeri mes dy bishave te inatosura siç ishin ata te dy?

"Arjan!"

Bertiti serish ajo e frikesuar sapo burri i saj kishte perfunduar ne toke nga perpjekja e deshtuar per t'i ndare ata te dy.

Nuk kishte force ne bote qe do t'i bente te ndalonin perveç asaj. Asaj qe ecte me kembet e dridhura e mbeshtetur tek Mia teksa afrohej per te shikuar ate katrahure qe po ndodhte.

"Mjaft qe te dy."

Bertiti fort per te bere qe te dy te ndalonin.

Me te skuqura ne fytyre dhe me dhimbje u kthyen ta shikonin ate qe kishte nje shprehje te lodhure... te dorzuare nga e gjitha kjo...

"Zhduku qe ketu Fabio!"

Urdheroi ajo.

"Nuk dua te te shoh me asnjehere ne jete."

Loja Qe Ai Humbi ...Où les histoires vivent. Découvrez maintenant