Pjesa 35

293 17 0
                                    

Nuk i kishte pelqyer te shikonte ate diten e kaluar tek hynte brenda e shoqeruar nga nje tjeter. Dhe jo nga nje djale dosido qe i shkonte prapa, por me pelqimin e saj qe kishte pasur ne shkolle te mesme.

Ndoshta nuk ia kishte vene re asnje nga fjalet qe i kishte thene Flora neteve qe vinte ne shtepine e tij, ama vetem ate mbante mend. Te dyja kishin pasur pelqim per te njejtin djale dhe qe te dyja kishin hequr dore nga ai per te ruajtur shoqerine. Por sot... ate nuk e ndalonte asgje qe te vazhdonte edhe njehere tjeter dashurine e mbetur peng nga e kaluara.

U kthye ne lokal serish me shpresen qe sonte turni i tij te zgjaste pak, qe te mos i dukej sikur oret nuk po i kalonin aspak. Dhe si asnjehere me pare sonte doli nje çerek ore me heret. U ngjit ne motorin e tij per te shkuar.... padashje perballe shtepise se saj. Shikoi nga larg... luftonte me veten qe te shkonte te fliste me te.

Shkeli mbi çdo krenari ne ato momente dhe trokiti ne dere. U pendua dhe deshi te ikte kur dera u hap.

"Po urdhero djalosh?"

Ishte nje grua qe ngjante me Mian ama me thyer ne moshe. Mbante veshur nje mantel nate dhe dukej sikur e kishte ngritur nga gjumi.

"Mia... a eshte ne shtepi?"

"Jo. Ka dale pak me pare me nje shok dhe nuk kthehet sonte. Keshtu me tha te pakten."

Sigurisht qe nuk kishte ardhur ne lokal sepse kishte lene takim me fiksimin e saj. U nervozua, madje mallkoi veten qe kishte shkuar aty per te. U ngjit ne motorin e tij per t'u larguar si i terbuar.

Dhe vetem sikur 10 minuta me vone te kishte shkuar aty, do te ishte perplasur me te teksa kthehej. E lodhur nga takimi per te kuptuar se takimi i saj kishte qene jo i kendshem. Jo i kendshem per te kuptuar se Arteo kishte mbetur ne te kaluaren... per te kuptuar se ne mendjen e saj mbizoteronte dikush tjeter. Nje person qe e kishte lenduar mbremjen e kaluar.

Hapi me kujdes deren dhe thirri lehte per mamane e saj. Nuk shkonte asnjehere ne dhomen e saj, por sonte kishte nevoje. Donte te flinte ne krah te saj sepse kishte nevoje te fliste me te. Kishte nevoje qe te keshillohej per ndjenjat e bera lemsh brenda saj.

Hapi deren per t'u perballur me skenen me te tmerrshme... per t'u perballur me zhgenjimin e saj me te madh.
E leshuan gjunjet dhe u mbeshtet per doreze qe te ruante ekuilibrin. Lotet e tradhetuan. Vetem sot e kuptoi qe kishte qare miliona here kot.
Asnje ndjenje nuk krahasohej me kete qe kishte perballe.

"Mia, zemer prit!"

Degjoi zerin e asaj ta therriste nga prapa... por as nuk kishte ndermend te priste. Nuk mund te priste... duhej te dilte sa me pare qe aty. Nuk mund te qendronte me asnje sekond.

Vraponte rrugeve pa asnje destinacion. Vraponte pa asnje rrugezgjidhje. Ishte e deshperuar... ishte e rraskapitur.

Nxorri telefonin nga xhepi. Nuk i interesonte fare qe ne Australi ishte pika e mengjesit, nuk i interesonte se babai i saj mund te ishte fjetur. E kishte shume te nevojshme te fliste me te.
Nje zile.... deshperim.
Dy zile.... ngasherime.
Tre zile.... nje lot qe rreshkiste ne faqen e saj.
Kater zile.... nje tjeter hap neper rrugicat e erreta te Tiranes.
Pese zile..... po pergatitej te mbyllte celularin.
Gjashte thirrje.... me ne fund u degjua kliku i hapjes se telefonates.

"Bije? Ka ndodhur gje??"

U degjua zeri i çjerrur nga gjumi i te atit... perzjere me shqetesim.

"Baba, pse u largove?"

Qante ajo permes linjes ajrore.
Heshtje mes tyre... ajo vetem qante.... ai perpiqej te maste fjalet.

"E more vesh apo jo?"

"Per kete u largove apo jo? Ti nuk u largove per mua. Ti u largove nga frikerat e tua. Une isha vetem nje justifikim."
Kishte nje deshire te madhe qe te bertiste. Sikur gjithe ato pallate po shembeshin siper kokes se saj. Ndersa i ati vazhdonte te heshtte.

"Fol baba, per ate Zot fol se po çmendem."

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now