Pjesa 108

290 23 6
                                    

"Ti palle dreqi! Çfare mendon se po ben?"

"Klara? Çfare ke?"

Nuk po e kuptonte shperthimin e saj permes telefonit.

"Çfare kam?? Une çfare kam apo çfare te thote mendja ty? Na ke derguar babin dhe mamin per te kerkuar falje edhe doren time ti çun mamaje."

Po plaste nga nervat dhe bertiste me te madhe ne telefon.

Pavaresisht te bertirurave te tij ata kishin shkuar duke bere tregti edhe me dashurine e tij. U nervozua edhe ai me teper.

"Degjo Klara une nuk..."

Nuk arriti te perfundonte fjaline nga nderperja e linjes.

"Dreqin!..."

Shtrengoi celularin fort. E urrente kur ajo ia mbyllte telefonaten ne surrat dhe nuk e linte te shpjegohej.

Ashtu i nervozuar shkoi edhe njehere ne shtepi per te kerkuar llogari tek prinderit. E hapi deren vrullshem dhe pastaj e perplasi. Mamaja e tij qe po gatuante darken me siguri, kerceu nga frika, ndersa i ati vazhdonte te shikonte televizor, por e sigurt qe koka e tij vlonte nga miliona stermundime dhe mendine.

"Pse dreqin e bete kete gje. Pse guxuat. Iu paralajmerova te mos e benit."

Rrezoi karrigen aty prane nga nervat.

"Bir por e kishim te nevojshme te sqaroheshim me ta."

"Por jo te kerkonit doren e saj."

Nderpreu te emen duke bertitur me ze teper te larte.

"Mos kerce si gjel po ulu njehere aty."

Foli i ati i qete. Sjellje jo normale nga ana e tij.

"Fol. Çfare ke per te thene shpejt."

Kryqezoi duart para tij por nuk u ul ndenjur.

"Sebastiani e pranoi faljen."

I tha ai lehte.

"Te gjithe na falen, por Klara nuk pranoi te fejohej me ty. E gjithe familja eshte dakord perveç asaj."

"Une i plagosa vellain asaj, e kam pasur shume te veshtire t'ia mbush mendjen deri me sot, tani pas asaj qe bete ju, e dreqoset punen fare."

"Ne e morem faljen Fabio. Çfare ndodh me pas eshte ne doren tende. Po arrite t'ia mbushesh mendjen ne ketu jemi dhe vijme serish te kerkojme doren e saj. Po nuk arrite t'ia mbushesh mendjen, njesoj eshte per ne tani."

"E moret faljen ju? Iu lumte, e zbardhet faqen."

Iu foli ai me ironi teksa largohej nga ai ambjent frymemarres.

Klaren e donte, e kishte dashur gjithmone dhe nuk do linte as nje keqkuptim t'i ndante. Ajo ishte e tij tashme. Nuk kishte shance qe te hiqte dore. Nuk do t'ia jepte mundesine qe te hidhte syte nga ndonje mashkull tjeter. Ideja qe dikush do prekte ate qe i perkiste atij, bente qe gjaku i tij te verlonte neper venat e gjakut si uje i valuar. Nxitoi hapat dhe eci si i terbuar derisa u ndal para shtepise se saj. Ngriti koken lart te shikonte dritaren e saj te dhomes.

Nuk kishte drita brenda, me siguri ajo flinte e lodhur, ose jo. Ndoshta thjesht nuk e zinte gjumi. Ndoshta ajo drite e fikur ishte nje maskim... ashtu siç e fikte sa here ishte me te. Sa here prinderit e saj nuk ishin ne shtepi, ajo e telefononte dhe i kerkonte te vinte. Aty ne erresiren e nates qendronin te puthitur trupash... ne po te njejten erresire dhome, ku sonte fare mire mund te ishte me nje tjeter.

I fuste vete vetes ide te pakenaqshme ne koke dhe si perfundim shperthente nga xhelozia. Dhe ajo xhelozi e bente te shkonte ne ekstremitet, ashtu si çmenduria qe po bente sonte.

Mori turr dhe kerceu per te arritur nje prag te vogel qe ndodhej poshte dritares se saj, me pak sforcim mberriti dritaren e saj. I dha nje te shtyre dhe arriti ta hapte. U hodh ne erresiren e ndriçuar vetem nga drita e dhambes se jashtme, e vetmja drite qe qendronte tere naten ndezur.

E shikoi teksa ajo flinte. Ata pizhamat e saj akoma me majmuna e bene te qeshte. Mbante mend qe ishin ngaterruar njehere per kete fakt... sesi ai tallej me te, ndersa ajo e godiste qe ta qepte gojen.

Loja Qe Ai Humbi ...Waar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu