Pjesa 93

298 24 0
                                    

"Mia...."

Me te pare fytyren e saj u duk sikur iu kthye frymemarrja.

"Eja."

Me shume delikatese u afrua dhe u struk ne kraharorin e tij.

"Si je?"

Ai heshtte. Mbante shtrenguar pas vetes Mian, i jepte disa puthje per te qetesuar veten, pastaj kthente koken serish me veshtrim nga tavani.

"Sebastian... çfare mendon te besh?"

"Ata duhen Mia."

Tha shume shpejt sepse as vete nuk kishte dashur ta pranonte kete fakt.

"Mendoja se e gjitha kjo ishte çeshtje hakmarrjeje, por jo. Ai e do ate.... e dallova nga menyra sesi i foli... ndersa Klara..."

"Edhe ajo e do... e zuri gjumi duke qare."

Perfundoi me te shpejte Mia. Ngriti lehtesisht koken dhe i dha nje tjeter puthje ne qafe, per t'u rehatuar edhe njehere tjeter ne krahet e tij.

"Çfare do te ndodhe me ta?"

"Nuk e di... eshte shume e veshtire..."

"Pse Sebastian... dua te them... ai ka bere te njejten gje per te cilen te urrente ty... pse nuk ndalon e gjitha ketu?"

Kryqezoi shikimin me syte e tij dhe priti pergjigje... por ajo nuk erdhi asnjehere sepse ne perpjekje per te folur... ai u dorezua dhe ne vend te pergjigjes e mbuloi me puthje te shumta.

"Thjesht me duaj sonte Mia. Kam shume nevoje per ty."

E struku trupin e saj poshte te tijit dhe e puthi. Donte puthjet e saj si nje ilaç, i donte si nje kure.
Te sherohej... te harronte.

Gjithçka perreth behej edhe me e lehte kur ajo i qendronte prane. Kur kishte vajzen e llastuar ne krahe.

Ate llastice kokeforte qe u fut me zor ne jeten e tij dhe sheroi pak e nga pak te gjitha plaget... por qe do te jete po ajo qe me largimin e saj do te hapte nje plage edhe me te madhe.... nje te pasherueshme... por serish... prane saj i harronte... prane saj jetonte pa e menduar te nesermen.

Shtrengoi belin e saj fort me doren e tij ndersa i jepte puthje ne te gjithe fytyren.

"Te dua Mia!"

Nje fjale qe nuk kishte menduar se do ta thonte asnjehere... ajo ia kishte nxjerre me zor nga thellesia e zemres.

"Dreqin! Sa shume te dua!"

Nderkohe ajo kishte mbyllur syte dhe vetem shijonte melodine e zerit te tij nderkohe qe artikulonte ata fjale te mrekullueshme te dala nga goja e tij.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now