Pjesa 78

315 21 1
                                    

Deshi te ikte por e nderpreu edhe njehere ai. E shtrengoi ne kraharor dhe e terhoqi nga dera. Ajo vetem kundershtonte.

"Mos, vetem kete jo. Te lutem. Nuk..."

Shperfillte te luturat e saj derisa e nxorri nga pallati.

"Hip!"

"Jo."

"Hip!"

Ngriti zerin me fort.

"Jo."

"Miaaa."

"E kam tmerr motorin, ti e di."

"Do ngas ngadale."

U ngjit ne motor dhe priti qe ajo te hipte. Por dukej shume e vendosur.
Kishte kryqezuar duart dhe nuk levizte nga vendi.

"Nuk hipi dhe pike."

Kokefortesia e saj e beri te harkonte lehte cepin e buzes se majte duke e fshehur nga ajo.

"Nuk ke ndermend te vish apo jo?"

"As me shkon ne mendje."

"Çfare do besh atehere?"

"Do eci."

"E ku mendon te shkosh?"

"Kudo qe te me çojne kembet. Ne qofte se do te vish me mua eja, ne qofte se jo, largohu me motor."

I ktheu kurrizin, ndersa ai ndiqte me vemendje levizjet e saj te trupit. Kaq sensuale dhe kaq perfekte. Ta linte vetem mes zones se Kombinatit?
As nuk i shkonte ne mendje. Sidomos naten kur kishte qenie qe as njerez nuk mund te quhen. Ashtu siç dalloi njerin qe po i afrohej me qellime aspak te mira. Ndoshta vetem sa per ta ngacmuar ose ndoshta per kushedi... ama nuk do t'ia linte mundesine as qe t'i afrohej.

Zbriti nga motori per ta mberritur me hapa te hedhur shpejt. Ashtu, instiktivisht... ai i shtrengoi doren.
Nje kapje e ndjeshme duarsh qe habiti jo vetem Mian, por edhe vete ate... nje kapje duarsh per t'u treguar te gjitheve ne ate rruge se asaj nuk lejohej t'i hidheshin syte.

"Eshte e rrezikshme kjo rruge."

"Kam ecur shpesh here ne kete rruge."

I qeshi ajo duke shikuar duart e tyre te kapura. Nje gjest shume i bukur njekohesisht edhe dritherues.

"Nuk duhet ta besh me."

I foli seriozisht kete here.

Heshten te dy. Ecen rrugeve per s'di sa kohe. Pasi e kishin kaluar zonen e parkut, ai terhoqi doren e tij, por kete here ishte ajo qe e shtrengoi me fort per te mos e lejuar.
Ai i hodhi nje shikim pyetes ndersa ajo thjesht bente te pafajshem me ata shikimet e llastuara dhe buzet e mbledhura ne te tallur.

"Nga kjo zona ketu me ngacmojne me teper sepse me njohin kush jam?"

"Nuk je material per t'u ngacmuar ti."

Shtoi ai diçka qe i doli fare inercise se ftohtesise.

"Ashtu?"

Beri ajo te indinjuaren.

"Qe ketu deri ne Qender.... numero sa persona do te me ngacmojne, atehere te tregoj une materialin per ngacmim."

U shkeput nga ai per te ecur rreth pese hapa me para. Vazhdonte te tundte te pasmet me provokim sikur t'i thoshte se shiko çfare po humbet.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now