Pjesa 10

349 19 0
                                    


Trokiti ne dere i gatshem te perballej me çdo shpifje.

"Mirdita zoteri!"

Foli ftohte.
Ai ngriti koken dhe e shikoi.

"Sebastian Hekuri?"

"Po."

"Djalosh, mbreme mora disa ankesa nga vajza ime se ti nuk ishe nje kamarier i mire."

"Kam qe dy vjet qe punoj ne kete pune dhe asnjeri nuk eshte ankuar per mua. Me vjen keq te them por vajza juaj eshte teper e llastuar."

"E di qe eshte, por gjithashtu eshte nje vajze me zemren flori."

Mbrojti ai te bijen.

"Prandaj, mundohu t'ia plotesosh tekat disesi. Eshte gjithçka qe kam ne jete sepse nuk kam femije te tjere."

Iu pergjigj ai lehte.

Qendroi ne heshtje dhe u mendua pak, pastaj foli.

"Jap doreheqjen."

"Çfare?"

Ishte e papritur per zoterine kjo pergjigje.

"Kam kaluar shume, qe te vij te neperkembem nga nje vajze e llastuar qe kerkon trajtime speciale vetem e vetem sepse eshte vajza e pronarit. Nga nje llastice qe me bertet mes lokalit se do te me pushoje nga puna vetem sepse nuk i kam mbajtur mend çfare ka porositur mbremjen paraardhese."

"Ajo ka bere çfare?"

Kete here ishte ai qe zemerohej nga sjellja e vajzes se tij. Shtrengoi syte i zhgenjyer dhe pasi mori fryme thelle, vazhdoi te fliste.

"Shko vish perparesen dhe vazhdo punen, do merrem une me time bije."

E la ate ne dhome dhe u largua si era. Menjehere do hynte Dreni kurioz qe te merrte vesh se çfare kishte ndodhur.

"Zot ai ishte i zemeruar si dreqi. Çfare ndodhi? Te pushoi nga puna?"

"Jo."

U pergjigj thate pa dhene shpjegime te tjera.

Vendosi perparesen dhe vazhdoi punen si zakonisht. Dhe ishte Flora ajo qe do hynte pas pak ne lokal duke hapur librat te mesonte. Iu afrua lehte per ta pyetur per porosine dhe ajo iu pergjigj e buzeqeshur.
Dallonte shikimet qe ajo i jepte ngado qe levizte ai. Madje shpesh here e therriste gjoja per te pyetur rreth diçkaje ama dallohej qe larg qellimi i saj.

"Ti!!!"

Degjoi te bertituren e llastices qe nga dera.

Te gjithe kthyen kokat dhe e veshtruan te habitur teksa ajo afrohej drejt tij. Ishte skuqur ne fytyre nga inati dhe po shfrynte ne çdo hap qe hidhte. Pasi ishte afruar mjaftueshem, mori fryme thelle me sy mbyllur sikur do te qetesohej pak para se te fliste. Nga ai veprim dalloi se sa shume ngjante me babain e saj.

Kaq ishte, po te guxonte te bertiste kete here mes lokalit, ai do t'i perplaste perparsen per fytyre.

"Me fal per ate te mbremshmen."

Foli duke surprizuar jo vetem ate, por edhe te tjeret perreth.

"Je e falur."

Ia ktheu ai ftohte teksa i kthente kurrizin, por serish ishte dora e saj e bute qe e preku ne sup duke e bere te kthehej edhe njehere nga ajo.

Iu afrua me prane kete here per te folur aq lehte sa te mos e degjonte njeri perveç atij. Kete here dalloi syte e saj te gjelber teksa shndrisnin nga lotet. Ata ishin lote inati qe ajo po perpiqej t'i ndalonte qe te mos rridhnin ne faqet e saj.

"Nuk e di çfare dreqin i ke thene babait qe me detyroi te vija te te kerkoja falje para te gjitheve, ama dije qe do ta paguash."

"Te kam thene edhe mbreme qe kercenimet e nje llastice qe preket ne krenari sepse u detyrua te kerkonte falje publikisht, mua nuk me bejne aspak pershtypje."

Iu pergjigj ai pa u shkeputur nga veshtrimi i saj, madje duke e sfiduar me teper ne ate veshtrim.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now