Pjesa 9

335 16 0
                                    

Hapi me kujdes deren e shtepise duke mbajtur takat ne dore. Ecte kembezbathur dhe u afrua tek babai i saj.

"A mund te ta kerkoj nje nder?"
"Çfare ke bere kete here qe do te ta fsheh nga mamaja?"
"Pushoje kamarierin e ri nga puna. Eshte i pasjellshem dhe jo i Zoti ne ate qe ben."
"Pse? Nuk kam marre asnje ankese nga asnjeri per te."
"U soll keq me mua, dhe nese sillet keq me vajzen e pronarit, imagjino si do sillet me te tjeret."

U hodh ne kolltuk duke kryqezuar duart si nje vajze e llastuar qe ishte.
I ati e shikoi edhe per pak pastaj foli.

"Si keq? Te ngacmoi?"
"Jo por nuk mbajti mend porosine time te djeshme dhe nuk kerkoi as falje."

Edhe i ati nganjehere habitej nga tekat e saj, por serish e dinte qe jane kalimtare dhe neser do e harronte fare kete gje.

"Mire, ne rregull."
"Do ta pushosh??" Pyeti ajo e lumtur, njekohesisht nuk i besohej qe babai i saj i kishte plotesuar nje teke te tille.
"Jo, nuk do ta pushoj por do te flas njehere me te."
"Ahaa." U zhgenjye nga ajo pergjigje. "Atehere tregoja ku e ka vendin dhe mesoji si duhet te sillet me mua."
"Shko fli se neser ke shkolle heret."

Nderroi ai biseden per te mos i lejuar asaj t'i dilte e veta ne diçka pa rendesi.
Flora dukej nje vajze e mire. Ajo u ngrit naten e kaluar duke kerkuar falje per veprimet e shoqes se saj. Duke u ndjere ajo ne turp per çfare tjetra kishte bere. Pastaj ne fund, i kerkoi ta shoqeronte deri ne shtepi pasi kishte frike vetem kur ishte nate dhe shoqja e saj e kishte braktisur.

Ne rruge kishte shume rreziqe, prandaj i tha asaj se mund ta shoqeronte ne qofte se nuk e kishte frike motorin. Dhe i pelqeu se si ajo jo vetem nuk e kishte frike, por edhe i pelqente. Do vinte bast se ajo llastica tjeter nuk do te kishte pranuar assesi. Ishte mesuar te ecte ne makina te shtrenjta dhe me djem qe po iu shperthenin xhepat nga parate.

"Do dalim per kafe pas leksionit?" E ndaloi Marsi ne dalje te deres, pasi kishte perfunduar dy ore seminar.
"Jo, nuk do vij ne leksion fare."
"Atehere po e le edhe une dhe po dalim bashke."
U kthye edhe njehere qe t'i bente asaj te ditur qe mes tyre nuk kishte asgje.
"Mos mendo se ajo nata e kaluar bashke do ndryshoje gje mes nesh. Une isha i qarte qe ne fillim, ti vendose vete te luash me zjarrin." I peshperiti lehte qe te mos e degjonin tjeret. Jo se e kishte ai problem, por nuk donte te turperonte Marsin.

Nuk do mburrej se ka fjetur me njeren apo me tjetren sepse nuk ishin gjera per t'u mburrur.
U largua duke e lene ate me faqe te skuqura nga refuzimi dhe u ngjit serish ne motorin e tij per te shkuar ne pune. E parkoi ate ne nje vend praktik dhe hyri brenda.
Ishte Dreni, banakieri ai qe iu afrua i alarmuar.

"Ka ardhur pronari, eshte tek dhoma private dhe tha qe te shkosh tek ai sa te mberrish ne pune."
"Kushedi çfare i ka perrallisur ajo llastica." Foli ai i qete.

Nuk i besonte femrat, ata ishin genjeshtare te tmerrshme dhe e dinte qe kete gje kishte bere edhe ajo mbreme. Kishte genjyer. Me siguri i kishte thene qe e kishte ngacmuar ose e kishte tentuar te bente tjeter gje me te keqe.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now