Pjesa 79

365 21 0
                                    

"O te hengsha Zemren sa e mire qe qenke!!"

Brenda 50 metershit te pare ajo kishte marre komplimentin e pare... per ta pasuar me disa te tjere me pas. Dhe pas çdo ngacmimi qe merrte, kthehej fitimtare te shikonte ate qe vazhdonte te ecte pas saj dhe me çdo ngacmim qe merrte ajo, thjesht i shtohej nje inat... nje xhelozi qe buronte nga shikimet e perveluara qe i falnin te tjeret asaj...

"Çfare femre me rob shpije."

Thirri tjetri me ze te larte qe nga lokali kur sapo kishin kaluar kryqezimin e 21shit.

"Me kete u bene 11. Dhe kemi akoma rruge per te bere... imagjino te kisha shkuar ne bllok. Te isha rregulluar dhe te isha veshur mire."

I tha lehte atij teksa u afrua per t'i perplasur edhe njehere ne fytyre fitimin.
Ajo nuk kishte nevoje te rregullohej aspak. Ajo bukuri qe kishte, nuk kishte nevoje per maskime te teperta, paçka se edhe kur e bente dukej mahnitese. Kete here kur ajo deshi te ecte para tij, e shtrengoi per krahu.

"Mjaft tani!"

"Çfare?"

"E dime te gjithe se ata qe ngacmojne nuk mendojne me tru por me palle. Mjaft bere si budallaçke."

"Mjaft edhe ti qe hiqesh sikur nuk te intereson. Prano qe po plas nga xhelozia."

"Jo nuk...."

Nderpreu te foluren e tij vetem e vetem qe ta puthte. Do ta puthte qe t'i tregonte Xhorxhit qe po afrohej te qendronte larg saj tashme. Dhe vertet ashtu ndodhi. Ndoshta e kishte dalluar nga nje lokal aty prane... ne nje nga ato lokale ne te cilat ai harxhonte kohen e tij, por qe tani ishte ngritur per t'u afruar tek ajo... veçse vrulli i ngeci sapo Sebastiani i tregoi me veprime se nuk kishte me pune me ate.

Sepse ai po bente diçka, te cilen Mia nuk ia kishte lejuar mashkulli me pare. Po e puthte para te gjitheve... deshmitare e gjithe Tirana.
Nje puthje e ngadalte per te mos i interesuar se kush ndodhej perreth, per te shperfillur peshperimat e tjerve qe vazhdonin flisnin pa takt.

U shkeputen dhe barazuan shikimet ashtu siç benin gjithmone, shikime qe vetem ato dinin te jepnin. Por nuk folen. Ishte ai qe e kapi edhe njehere doren e saj per te vazhduar rrugen te qete dhe te heshtur... secili ne mendjen e tij duke rikujtuar ate çast te ndodhur vetem pak sekonda me para.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now