Pjesa 1

1.2K 25 2
                                    

"Guxo te thuash qe kam dale keq." I tha shoqes se saj me kercenim pasi kishte qendruar nje ore para pasqyres per t'u rregulluar.
"Dukesh rrezellitese!" I tha ajo me nje buzeqeshje.

Dhe kishte plotesisht te drejte. Peneli i zi, i vendosur me aq kujdes ne sy, nxirrte ne pah jeshilen e thelle te syve te saj te lumtur. Floket gjysem bjonde benin qe te binte ne sy menjehere, buzet e lyera me nje roze te lehte, te benin qe t'a adhuroje me aq zjarr. Ne fund, trupi i saj si te qe i skalitur me dore, i vinte kapakun çdo gjeje. E kishte gjenetike, ama edhe ishte kujdesur per te qe qe sot te ishte nder femrat me te deshiruara te Tiranes.

Nuk mund te kalonte dita qe ate nuk e ngacmonin mbi 40 djem dhe kjo vemendje i pelqente, e bente te ndihej e vleresuar, e bente te ndihej e deshiruar.

Zbardhi dhembet e saj si rruaza te bardha dhe perqafoi shoqen.

"Sonte do thyejme shume zemra sebashku."Ajo vetem rrotulloi syte. "Po pra, se mos m'i hedh kush syte mua, te gjithe afrohen qe te flasin me ty."
I kapi lehte hunden para se ta terhiqte jashte nga dhoma.
"Ti je shume e bukur Flora, por thjesht nuk do vete. Betohem se po te mbaheshe ti, ma kaloje edhe mua. Ta siguroj kete gje."
"Jo faleminderit, ndihem rehat keshtu." Dhe dallohej fare qarte kontrasti.

Ajo ishte rregulluar aq bukur me fustan te zi provokues, ndersa shoqja e saj mbante xhinsa dhe nje bluze te rastesishme qe i kishte kapur dora.

"Mia? Po del gje?"

Ngriu ne çast kur degjoi babain e saj ta therriste nga prapa. U kthye nga ai e buzeqeshur si nje 7 vjeçare dhe e puthi ne faqe.
"Po... te festojme dhjeten e trete rrallazi qe kam marre ne provime."

Vajza e llastuar mesonte qe prinderit e saj te mos i ndalnin asgje. Keshtu kishte qene pakti i tyre. Nese ajo ishte absolute ne shkolle, do t'i plotesohej çdo deshire. Dhe per deshirat e saj, ajo bente çdo gje.
"A nuk e ke tepruar me veshjen?" E soditi i ati nga koka tek kembet.
"Kjo veshje? Joo. Pastaj, tek lokali yt do jem, mos u shqeteso. Po te duash eja edhe ti pastaj te shikosh sesi vajzen tende e deshirojne te gjithe. Te ndihesh krenar per mua."
Beri çfare beri, arriti te merrte nje buzeqeshje prej tij. Tundi koken me mosbesim.
"Po te keqen babai, nuk e ke idene sa me behet qejfi kur te ngacmojne djemte."
"E kujt i intereson per tjeret kur kam mashkullin tim ideal fiks para syve te mi." Ia dha edhe nje te perqafuar, per t'u larguar sa me pare, para se ai te nderronte mendim.
"Pafshim ba, shihemi me vone."
"Por nuk te dhashe leje..."

Kete here ajo nuk u ndal, thjesht bertiti qe nga dera qe po mbyllej pas tyre.

"Mos harro se te dua shume, mashkulli i vetem qe dua ne kete planet!"

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now