Pjesa 83

347 23 1
                                    


"Por une nuk ndjej asgje per ty."

I perplasi ajo ne fytyre ndersa ai nuk e besonte. Fliste trupi i saj me qarte kur ai e ledhatonte me duart e tij.
Ia nderpreu te foluren me nje puthje qe i erdhi papritur dhe po aq papritur e larguan duart e saj.

"Ti nuk do te me prekesh asnjehere me."

"Ti je e imja, sigurisht qe do te te prek, te te puth... te te dashuroj."

"Ma shpifin prekjet e tua."

Tha ajo ndersa shtrengonte dhembet nga nervozizmi qe e kishte kapluar.
Ai ngriti syte dhe e shikoi gjysem i lenduar dhe me gjysem mosbesim.

"Nuk e ke seriozisht."

"Te kam duruar deri me sot vetem prej vellait tim. U mundova te te marr mendjen qe te mos i beje keq atij... tani... nuk dua te kem te bej më me ty."

"Çfare? Ti ke bere çfare?"

"Nuk te kam dashur asnjehere."

"Dhe pretendon te te besoj se ke fjetur me mua pa me dashur? Qe me ke dhene heren tende te pare pa ndjenja?"

Edhe njehere bertiti zemra e tij e goditur keq nga fjalet e saj.

"E kam urryer veten.... kam qare per tre dite rresht ne dhome pasi ti me kishe prekur per here te pare."

Ishte teper e sinqerte ne ato fjale dhe ai e besoi. E dallonte fare mire kur ajo fliste seriozisht.
Çdo here e me teper rritej inati brenda tij por permbahej, ajo qendronte aty, kokelarte para tij por ai dinte si ta thyente.

"Po heret e tjera? Momentet kur nuk kishe te ngopur... kur te zinte gjumi ne kraharorin tim dhe kur zgjoheshe me nje buzeqeshje rrezatuese... kur beheshe xheloze per te tjera qe me afroheshin... po ato here kane qene aktrim?"

"Po."

Ai qeshi, kete here, po pa e fshehur nervozizmin qe mbante perbrenda.

"Meso te genjesh heret e tjera Klara. Mund te mashtrosh te gjithe meshkujt e kesaj bote. Mund te mashtrosh edhe ate trapin qe ke per vella, por mua asnjehere."

E shtrengoi nga krahet dhe e terhoqi derisa e çoi ne dhome.

"Me lesho... mos me prek!"

Bertiti me te madhe nderkohe qe ai tashme kishte filluar te puthte qafen e saj. E dinte qe ishte nje kokeforte qe nuk hiqte dore lehte dhe e dinte qe do t'i duhej pune serish qe ta rifitonte ate dhe sigurisht qe ta puthte pa deshiren e saj nuk ishte menyra me e mire.

"Fabio, me lesho!"

Ndaloi dhe u ngrit ne kembe duke e shikuar ndersa ajo kishte filluar te qante.

"Je nje frikacak. Ti di vetem te sillesh si nje kafshe."

"Une frikacak?"

Nervat e tij kishin arritur kulmin.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now