Pjesa 113

321 26 1
                                    

"Mia..."

E shtrengoi nga krahu per ta kthyer nga vetja dhe shikoi syte e saj te bukur ne lot.

"Mia.."

Perseriti per here te dyte.

"Çfare dreqin do."

Bertiti me te larte per te mposhtur lotet.

"Çfare dreqin do me teper nga une? Shko tek Joana, pse e le te te presi ne altar?"

"Joana? Ç'lidhje ka ajo ketu?"

Pyeti konfuz dhe pa kuptuar se çfare donte te thoshte ajo.

E shikoi me ngulm teksa ajo kerkonte neper çante per t'i perplasur nje ftese pastaj u largua serish. E hapi ate dhe nuk arriti t'u besonte syve.

"Çfare dreqin eshte kjo? Mia!!"

Thirri per here te dyte por tashme ajo kishte hyre ne makine.

Vrapoi dhe arriti ta ndalte ne kohe duke dale para makines. I buzeqeshi nga xhami para pastaj hyri ne makine bashke me te.

"Vazhdo ngit."

"Largohu. Ik..."

"Jepi makines!"

E urdheroi ai duke buzeqeshur.

"Vetem jepi te lutem."

Zbuti zerin ai....

Ajo e nevrikosur shtoi gazin ne maksimum nderkohe qe ai vazhdonte thjesht ta shikonte me adhurim.

"A me do si para dy muajsh akoma?"

"Çfare?"

"Ftesa eshte e rreme Mia. Po martohet Klara me Fabion jo une."

Ndodhi nje frenim i forte pikerisht para kembeve te policit qe kishte nxjerre tabelen per t'i ndalur qekur kishte shikuar shpejtesine marramendese me te cilen po ecnin.

"Letrat dhe patenten zonje."

"E rreme?? Pra... ti nuk po martohesh?"

Shperfilli totalisht policin qe i ishte afruar tek xhami.

"Jo. Mesa duket Klara e ka me shume qejf te luaje keshtu lojerash."

"Zonje."

Ngriti zerin polici edhe me teper.

"Keni gjobe per tejkalim shpejtesie."

"Je rikthyer me te?"

Pyeti e dyjezuar ajo dhe kete here ai buzeqeshi duke tundur koken.

"Une nuk e dua me ate... ajo eshte pjese e se kaluares tashme. E tashmja dhe e ardhmja je ti."

Edhe nje tjeter lot i rreshkiti ne faqe.

"Pse me le te shkoja ate dite pra."

"Do te te sekuestroj makinen po nuk u ktheve te flasesh me mua."

"Na let rehat nje moment. Per here te pare ne jete jam i gatshem te shpjegohem para dikujt, mos na çaj koken."

I bertiti Sebastiani, pastaj ktheu shikimin edhe nje here embelsisht tek ajo.

"Sepse... mendoja qe ti do ishe me mire pa mua. Pastaj edhe Klara kishte nevoje per vellain e saj... Mendoja te martohesha me Joanen qe te hapja rrugen per Fabion dhe ate... por gjithçka u sqarua... Joana me ne fund pati guximin te rrefehet. Une dua ty tashme Mia. Ti me ben te qesh... ti me ben te lumtur..."

Ajo tundi koken e merzitur.

"Po te me doje nuk me lije."

Lehtesisht me gishtat e saj te bute fshiu edhe njehere syte qe nuk kishin reshtur se qari keto dite me se shumti.

"Sapo u sqarua gjithçka... une vrapova per tek ti... por... m'u duk teper vone... ti po buzeqeshje me tjetrin dhe dukeshe e lumtur.... tere kete muaj te kam vezhguar nga larg Mia. Doja te te afrohesha por kisha frike... Prisja strukur ne nje cep te universitetit dhe shikoja teksa dilje nga shkolla... por nuk ishe asnjehere vetem... keshtu... nuk t'u afrova me... deri me sot... kur dallova syte e tu qe akoma qanin per mua."

Afroi duart e tij dhe ledhatoi fytyren e saj.

"Ke dale shume e bukur sot... do me beje nderin te beheshe shoqeruesja ime?"

Tundi koken me syte e mbyllur dhe serish nuk pranonte. Nuk besonte jo tek fjala e tij por tek ajo çfare ai vertet ndjente dhe nuk dinte as vete.

Loja Qe Ai Humbi ...Onde histórias criam vida. Descubra agora