Pjesa 46

320 20 0
                                    

"Por...."

Nuk kishte kohe qe te kundershtonte sepse dora e tij e shtrengoi fort ne kyçin e saj per ta terhequr drejt motorit.

"Mos harro te fikesh dritat!"

I bertiti Drenit qe nga dalja... ndersa ajo me levizje buzesh i kerkonte ndihme atij ta nxirrte nga situata.
Shikonte e zbehur veprimet e tij. Hipjen ne motorm rregullimin e frenave, heqjen e kembalecit, futjen e çelesave... pastaj shikoi ate me nje nenqeshje ne fytyre.

"Çfare ka? Aq e frikesuar je."

"Merre atehere!"

I drejtoi kasken te cilen ajo e mori ne dore duke u dridhur.

"Po ti ku e ke?"

"Nuk kam nevoje per nje te tille. E mbaj vetem diten kur policet shohin me qarte motoristat."

"Pse ma jep mua atehere?"

"Sepse ti po dridhesh."

"Nuk do te me mbroje nje kaske po bera aksident dhe trupi te me jete bere copa copa."

"Behesh teper dramatike."

Nuk mund te besonte se brenda 10 minutash ai kishte buzeqeshur tre here.

"Lere kasken atehere. Eja hip!"

Ajo nuk dinte as si te hipte aty, vendosi kemben e djathte....

"Prit nje sekond, çfare po ben, do te hipesh mbrapsht... kaq e avancuar u bere?"

Ajo e shikoi pa kuptuar asgje. Dora e tij e kapi lehte ne doren e majte.

"Vendos te majten tek pragu, ndersa te djathten kaloje mbi ndenjese."

Ai e ndjente fare mire dridhjen qe po i kalonte neper trup por qe mezi po priste duart e saj delikate te mbeshtilleshin rreth stomakut te tij.... por edhe njehere tjeter ajo befasoi.

Nuk u shtrengua pas stomakut, por kaloi krahet poshte te tijave duke i shtrenguar ne supe si nje forme çante shkolle.

"Budallaçke."

Peshperiti lehte teksa niste motorin si era.
Koka e saj ishte zhytur ne kurrizin e tij, mbrohej pas tij dhe e shtrengonte fort.... floken e saj vallezonin nen furine e motorit ndersa zemra e saj rrihte fort.

E ndjente tmerrin e saj... dhe priste nga momenti ne moment qe ajo te bertiste... t'i thonte te ndalonte... por nuk e bente.... mesa duket donte me doemos te fitonte kete here.... edhe pse nuk e dinte.... ajo tashme kishte fituar.... ne nje loje qe kishte hequr dore para shume kohesh.

Kishte fituar ne lojen e dashurise, sepse tashme zemra e tij e kishte njohur Mian si te tijen.

Ndali motorin pak me tej universitetit Politeknik, por ajo akoma qendronte e strukur.

"Mia mbaroi... eja te zbresesh."

"Kemi vdekur apo jo?"

Perplasi ne kurrizin e tij ato fjale duke mos e leshuar.

"Ne as nuk u perplasem, jemi gjalle!"

I tha ai i qete.

"Jo genjen ti... une po shikoj nje drite te bardhe... po shikoj gjyshin qe po vjen te me marre... jo... pse... nuk dua te vdes."

Loja Qe Ai Humbi ...حيث تعيش القصص. اكتشف الآن