Pjesa 60

293 18 0
                                    


Gati gati iu dorezua asaj puthje... por ne fund u largua nga ai duke fshire buzet ne menyre te peshtire.

"Ti ma shpif. Je nje njeri kot."

Shikonte qe pas çdo fjale fytyra e tij ngrysej edhe me teper.

"Por qe ti zgjodhe ta pelqesh kete njeri kot. Ishe ti qe ia kishe vene synim vetes qe te me beje per vete. Ishe ti qe e fillove kete loje."

"Dhe tani qe une fitova dhe ti humbe... po i jap fund."

"Kujt po i jep fund?"

Bertiti me sa ze pati.

"Lojes!! Mbaroi apo jo? Ti humbe, ti ndjeve per mua. Tani hakmarrja ime u plotesua."

Dhe sapo degjonte fjalen hakmarrje nervozohej me teper.
Eshte e vertete qe kishte humbur... lojen qe ajo kishte bere... kishte filluar te ndjente... shume madje... kishte varur çdo shprese te tij ne syte e saj.

"Une vertet humba... nuk e kam ulje krenarie ta pranoj, por bashke me mua humbe edhe ti."

"Si nje me shume, si nje me pak je per mua. U fiksova me ty sepse nuk po ma varje... ama sot kur te shikova nen perqafimin e asaj... ma shpife... ti je njeri pa karakter."

Nuk i dhimbnin fjalet qe po thuheshin... dhimbte ideja qe po dilnin nga goja e saj. Nga ata buze qe ai i kishte puthur plot dashuri pergjate dy javeve. Edhe pse e shikonte qe ishin te gjitha genjeshtra... edhe pse e dallonte qe syte e saj thonin diçka tjeter.

"Kaq shpejt po heq dore... me here te pare po heq dore?"

I foli lehte kete here.

"Po heq dore? Jo Sebastian e ke gabim. Mbaroi loja sepse ne nje loje me dy lojtar... loja mbaron kur humbet njeri... dhe ti tashme ke humbur."

Ai qendroi ftohte para saj. Ngrire ne vend e shikoi me ngultesi teksa fliste duke permbajtur ndjenjat e tij.

"Çfare eshte e gjitha kjo, sepse padyshim qe nuk eshte nje shperthim xhelozie. Ti e degjove shume mire kur une i thashe..."

"Kjo eshte pra. Une te shikova me tjetren dhe nuk ndjeva xhelozi. A eshte kjo shenja e pare e nje vajze te dashuruar? Te ndjeje xhelozi?"

Nderpreu edhe njehere ajo me zerin e mprehte qe po vriste veshet e tij.

"Ti e ben kete te kthehet ne çeshtje krenarie Mia, por sa veshtire sa e kam te ndjej per dike... aq me veshtire heq dore."

Keto ishin fjalet e tij te fundit para se te kthente kurrizin per te hyre ne lokal.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now