Pjesa 24

319 18 0
                                    


"Ti gjithmone me surprizon me keto idete e tua."

E shikoi Dreni i magjepsur.

"Do te na tregosh ndonje detaj me teper mbi eventin?"
"Sigurisht! Te shpresojme qe te realizohet pas dy javesh. Kam rregulluar punet edhe me organizuesin e mbremjeve dhe... jam kaq e emocionuar."
"Jam i sigurt qe do te dali perfekte."
"Faleminderit Dren, si gjithmone je shume i mire. Meqe ra fjala... ate mbremje dua nga ti koktejlet ashtu siç m'i pergatit mua, ndersa ti..."

U drejtua nga ai dhe per nje çast hezitoi te fliste.

"Ti do te jesh mbikqyresi i kamariereve te tjere qe do servirin ate mbremje, do mbash pergjegjsi te plote edhe me incidentin me te vogel."

Sebastiani vetem e shikoi, pastaj ktheu kurrizin qe te shkonte te merrte porosite. Here pas here shikonte me bisht te syrit ate qe vazhdonte te sillej sa andej kendej e entuziazmuar dhe Dreni ishte perfshire i gjithi koke e kembe ne shpjegimet qe ajo i jepte.
Pastaj u qetesua, u ul ndenjur ne nje nga tavolinat duke u zhytur ne leximin e nje libri.

"Dren, mjaft e shikove ashtu se dukesh si nje maniak."
"Por... eshte kaq e mrekullueshme.... dhe kaq e paarritshme... te pakten me ler te kenaq syte me te."

Shikonte ai si i hipnotozuar.

"Pyes veten se çfare shkruhet ne ate liber qe e ka perfshire ate totalisht."

Ktheu edhe ai shikimin per nje moment, vetem sa te shikonte kopertinen e librit, pastaj iu drejtua atij.

"Albert Kamy, I huaji. Personit qe i bjen ne koke dielli dhe vret nje arab."
"E paske lexuar ti?"
"Ate dhe mbi 300 libra te tjere."

Shprehu ai me veten e tij.

"Aha... paske qene tipi i studiozit ne shkolle ti."

Kete here heshti. Ai jo vetem qe nuk kishte qene studiozi, por qe ishte personi me i painteresuar ne deget shoqerore. Qe kishte pasur tere jeten synim vetem Informatiken, duke lene pas dore çdo gje tjeter.

"Shko ma pyet nese deshiron te pije ndonje kokteil nga duart e mia. He me qafsh!!"

Iu lut ai duke e nxjerre nga mendimet. Dhe kete here nuk kundershtoi, pasi ishte detyra e tij te merrte porosite nga te gjithe. U afrua lehte dhe ajo nuk e ndjeu. Vertet ishte perfshire e gjitha ne liber.

Kroi fytin dy here per te marre vemendjen e saj, dhe kur ajo ngriti syte ai foli.

"Dreni pyet nese do te porosisesh gje."

I buzeqeshi lehte per te kthyer shikimin edhe njehere tek rreshtat e shkruar me aq perfeksion nga Kamy.

"Jo faleminderit, jam mire!"

Deshi te largohej por mbeti i ngrire ne vend. Nga pas tij u hap dera... nuk e pa por e degjoi... e njohu menjehere zerin e saj. E kishte hasur tre here deri me sot neper Tirane, por qe ajo nuk e kishte shikuar asnjehere.

"Klaudja, e ke marre emailin qe te dergova dje?"
"Aman Joana, me ler te pi nje kafe sa te marr veten, pastaj do merrem ate qe me ke derguar ti."

Degjohej biseda e dy vajzave qe ecen ne ane te tij duke u ulur ne nje nga tavolinat e cepit qe rralle here gjendeshin bosh. Asnje muskul i trupit te tij nuk reagonte. Kishte shtrenguar grushtet dhe nuk ishte i zoti te perballej me te. Te pakten akoma jo.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now