Pjesa 91

301 23 1
                                    

Ai e shikoi...

Dalloi fytyren e saj dhe lotet qe akoma nuk i kishin shteruar, prandaj u dorezua. Me kujdes u afrua qe te prekte faqen e saj... duke fshire me gishtat e tij te ashper lotet e saj qe po e digjnin.

Dalloi nje levizje nervoze nga prapa tij. Nje levizje te Sebastianit qe u bllokua nga e dashura e tij. Ndersa ai vazhdonte te shikonte Klaren.
Te gjithe syte ishin mbi ata te dy.

"Po iki... vetem per sot... por ketu do te me kesh serish dhe serish. Nuk me intereson asgje... as prinderit tu, as vellai yt, as familja ime... asgje prej gjeje. Ti do te jesh gruaja ime dhe pike."

"Ti e ke ditur qe kjo gje nuk ka te ardhme... keshtu qe largohu per te mos u kthyer me."

Por ai serish do t'i vertetonte se kishte te ardhme kur ta puthte para te gjithe familjes se saj pavaresisht kundershtimeve qe ajo po i bente. Pavaresisht qe Sebastiani ishte bere gati ta gozhdonte ne mur po te mos ishte per Mian qe e kishte shtrenguar fort te mos e linte te levizte.

"Kemi te ardhme... nese e vendosim vete. Dhe une nuk jam nje frikacak siç thua ti. Do luftoj per ty deri ne fund... edhe nese ti je ne palen tjeter te betejes. Do ta fitoj luften fare i vetem. Per te ardhmen tone."

Me keto fjale u largua... duke bere qe ne shtepi te pllakonte serish nje heshtje... hutim dhe tension qe dukej sikur nga momenti ne moment do te rrezonte muret...

Nuk e zinte gjumi diten e sotme. Qendronte perqafuar me Klaren ne krevatin e saj. Meqe ishte bere vone prinderit e tyre nuk e kishin lene te udhetonte deri ne Tirane.
Shikonte syte e skuqura te saj nderkohe qe flinte e shqetesuar. Dukej sikur po shikonte endrra nga me te keqijat ate nate. Dhe nuk kishte faj, ajo po vuante.

Ndonjehere pyeste veten a do ishte kaq e forte sa ajo te perballonte gjithe ate katrahure. Qe pas ikjes se Fabios, Sebastiani ishte futur ne dhomen e tij dhe nuk fliste me asnjeri. Ndersa ajo nuk kishte gjume.

Ledhatoi butesisht floket e Klares per ta lene te kuptonte se nuk ishte vetem... pastaj me kujdes doli nga shtrati. Ecte me kembet e zbathura duke mos nxjerre zhurma hapash derisa u ndal para deres se tij.
Mbajti vesh dhe kuptoi se nga levizjet e shumta te krevatit se as ai nuk ishte fjetur. Trokiti dy here lehte sa te fitonte vemendjen e tij, pastaj hapi deren me ngadalesi.

"Sebastian!"

Peshperiti lehte.

Loja Qe Ai Humbi ...Où les histoires vivent. Découvrez maintenant