Pjesa 77

332 20 0
                                    

Nje vije e gjate e pershkuar me gishta qe nga qafa e saj dhe deri tek ijet, per te perfunduar ne kopsat e xhinsave te saj. Trupi saj u drodh lehte dhe i kundershtoi.

"Jo."

Ngriti shikimin per te veshtruar jeshilen e syve te saj qe po shfaqnin konfuzitet.

"Çfare? Po dorezohesh?"

"Jo ketu..."

Perfundoi e skuqur ne faqe.

"Pse?"

"Ketu ke fjetur me shume vajza... nuk dua..."

Qeshi me veten nga reagimi i saj. Çfare do qe te kishte ndodhur keto muaj, serish ajo vazhdonte te ishte Mia e tij. Vajza e lumtur dhe entuziaste qe i frikesohej prekjes se tij. Por ajo ndjenja e posesivitetit nuk kishte te mbaruar tek ai... ate e kishte prekur nje tjeter para tij, ajo kishte lejuar qe ta prekte dikush qe nuk ishte ai.

Ndoshta do te dukej xheloz, por nuk ishte. Ama gjaku prej shqiptari rrjedhte ne venat e tij, diçka qe e kishte konsideruar te tijen nuk donte ta shikonte me njeri tjeter. Prandaj e donte ate ne ato momente, deshironte qe t'i vertetonte asaj se i perkiste atij. Shpirti dhe trupi i saj.

"Mendoja se doje te te trajtoja si te tjerat."

"Ti ishe i semure ate dite dhe i nervozuar me mua... dhe une thjesht po perpiqesha..."

Heshti duke humbur kontaktin e syve.

"Thjesht nuk dua keshtu."

"Thjesht nuk do me mua."

Foli ai vrazhde duke u ngritur menjehere per te ferkuar fytyren.

"E doja me ty, por qe ti nuk je i afte qe te me besh ta deshiroj."

Sikur krenaria e tij u thye nga fjalet e saj. Diçka qe nuk kishte guxuar ta thonte vajze tjeter me perpara. Po te mos ishte Mia perballe tij, nuk do te kishte pasur mundesi qe te merrte edhe nje sekonde tjeter me teper fryme pa ia vertetuar ai te kunderten, por per fat te keq... behej fjala per ate.

U ngrit ne kembe duke e shikuar. Ajo qendronte serish para tij e bukur dhe e deshirueshme si gjithmone.

"Ngrehu!"

"Jo! Te thashe qe nuk iki."

"Nuk do ikesh, do ikim!"

Menjehere u afrua drejt tij duke i vendosur duart ne qafen e tij, kete here ai nuk kundershtoi. Veshtroi syte e saj qe shfaqnin buzeqeshje te lumtur dhe emocionale.

"Ku do shkojme?"

"Nuk e di, dua te eci me motor."

E dalloi zbehjen qe i mori lekura me te permendur motorin.

"Hmmm... atehere.... besoj se une po heq dore me mire."

Loja Qe Ai Humbi ...Kde žijí příběhy. Začni objevovat