Pjesa 8

350 18 0
                                    

E shikoi shoqen ngultazi ne fytyre. A mund te quhej ndopak shoqe ajo qe tere jeten e kishte gjykuar, asnjehere nuk e kishte mbeshtetur ne vendimet e saj. Te kunderten gje kishte bere ajo me te. E kishte pergezuar ne çdo hap qe hidhte gjithmone, ndersa nuk e kishte kundershtuar ne asgje. Kishte kaperdire çdo ofendim nga ajo qe nga fjalet me te lehta siç ishin fjalet budallaqe, idiote, bullafiqe e çmendur deri tek fjalet me te renda siç ishin 'ben si prostitute', 'vrapon pas lekeve' dhe thelle thelle, gjithmone e vrisnin ato fjale, por qe gjithmone ia kthente ne nje buzeqeshje e lumtur, sepse mendonte qe nje shoqe e mire ia thonte gjerat ne fytyre.

Por sonte ndryshe nga çdo here tjeter... ajo po villte vrer mbi te. Syte e saj reflektonin urrejtje. Mori fryme thelle dhe foli.

"Flora, meqe nuk bie dakord me asnje veprim qe bej une, pse qendron me mua?" Pyeti ate pyetje te ndrydhur qe pese vite tashme. Dhe ishte nje zbehje e lehte ne fytyre ajo qe e beri te kuptonte se ajo ishte bere gati te genjente.
"Sepse... sepse te kam shoqe." Mendoi te dilte nga situata me ate genjeshter.

Ja çfare ishte miqesia e tyre, vetem nje genjeshter qe vazhdonte fasaden e saj per hir te inercise se viteve.

"Urdhero porosine!"

Ishte nje filxhan qe zgjatej drejt Flores nga po ata duar qe i kishte vene re edhe diten e pare.

"Te befte mire."

Vazhdoi me ecjen e tij moskokeçarese per t'u ndaluar nga ajo edhe njehere.

"Porosia ime ku eshte?"

U kthye edhe njehere per te shkembyer ata shikime zjarr-fohtesi qe kishte secili.

"Ti nuk porosite gje."

Ishte terbuar perbrenda, por nuk do te shfaqte nervat e saj. Nuk do t'ia jepte kenaqesine nje kamarieri qe ta shikonte. Zgjati doren dhe rrembeu çanten e saj te vogel duke u ngritur ne kembe.

"Vazhdoni me romancen tuaj ju, une po shkoj tek Lolipopi. Ama kesaj te sotmes do t'ia shikosh sherrin." Shprehu me te larte ndersa ecte krenare drejt deres.
"Zonjushe, ndalo nje sekond, urdhero porosine tende. Ai po tallej sepse vonova une pak qe ta pergatisja. Po e beja me kujdes, ashtu siç e meriton nje princeshe. E mbaja mend une porosine tende."

Kete here ishte djali imcak qe kishte shikuar pertej banakut, ai qe mbante nje gote koktejli ne dore.

"Oh je shume i sjellshem." I buzeqeshi ajo, sepse tregohej e sjellshme me te gjithe. "Por tani me duhet te iki."

Nuk lejoi asnjeri t'ia hapte deren kete here, sepse ishte ajo vete qe e hapi duke u larguar. Sonte nuk ishte ne humor as te shkonte ne pub. Nxitoi per ne shtepi dhe rruges nuk i ktheu pergjigje asnjerit qe e ngacmonte. Ishte bere gati te qante nga inati. Flora nuk e ndoqi nga pas, ajo qendroi per ate kamarierin. Zgjodhi nje mashkull para saj.
Ajo nuk e kishte bere asnjehere nje gje te tille. Ashtu si ne shkolle te mesme kur kishin pasur pelqim per te njejtin djale. Kishte qene ajo vete te terhiqej per t'ia lene shoqes ndonese Arteo pelqente ate.

Keto edhe shume here te tjera kishte hequr dore nga djemte vetem sepse ajo ia kishte kerkuar. Ashtu siç hoqi dore mbreme edhe nga Xhorxhi vetem e vetem sepse ajo nuk e kishte qejf.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now