Pjesa 48

327 19 0
                                    

"Qe ne diten e pare nuk kishte si te mos binte ne sy vajza me syze qe i pergjigjej çdo pyetjeje ne mesim. Qe perpiqej tere kohen te ishte e perpikte ne çdo mesim."

Degjonte e qete nen ritmin e ngritjes dhe uljes se kraharorit te tij. Shijonte timbrimin e tij te zerit ne vesh sa here fliste.

"I kundert me te isha une. Nuk me interesonin mesimet, nuk doja te isha i pari... me mjaftonte qe i kisha dhene drejtim vetes nga informatika dhe vetem ate doja. Por ajo... me terhiqte, kishte nje hije te ndaluare per mua, prandaj e doja edhe me shume."

"Pse e ndaluar?"

"Ishte motra e Fabios. Shokut tim me te mire qe nga dita e pare e shkolles. Ai ishte nje vit me i madh se une ndersa ajo nje vit me e vogel. Prinderit i kishin futur sebashku ne shkolle sepse ishin me idene qe vellai duhej te ruante motren."

"Ti kur u lidhe me te?"

Prekte me lehtesi xhaketen e tij prej lekure dhe perpiqej te mos i kushtonte rendesi dores se tij qe kishte filluar te ledhatonte me butesi floket e saj.

"Asnjehere."

Qe pergjigja e tij e shpejte.

"Une shkoja ne shtepine e tyre, shpesh here flija tek ata. Mamaja e tij me therriste bir... me kishin mirepritur ne ate shtepi.... poashtu edhe Fabio ne shtepine tone, nuk kisha se si te lidhesha me te. Ndrydhja ndjenjat dhe e shikoja si diçka te pamundur... nderkohe qe gjithe vajzat ishin pas nesh... une kisha sy vetem per ate. Nuk lidhesha asnjehere... nuk kam pasur asnjehere te dashur..."

Zemra filloi t'i rrihte me shpejt. Keto 24 vite ai nuk ishte lidhur me asnje, nuk ishte kjo me e veçante. Nuk do mund te kishte shpresa me te. Sepse ai nuk donte nje lidhje ndersa ajo nuk donte nje aventure disa ditore.

"Deri ne mbremjen e matures.... aty ndryshoi gjithçka. Aty ndodhi mallkimi im, zhgenjimi me i madh..."

"Çfare ndodhi? Ti nuk ishe i lidhur me te?"

"Rashe ne mekat. Tradhetova!! U tregova i pabese kundrejt Fabios."

Foli ai lehte.

"Por... ju duheshit apo jo."

"E doja...."

Ndjeu frymemarrjen e tij teksa rendohej... ishte shume i prekur. Dallohej qe nuk e falte veten per çfare kishte bere, por zhgenjimi nuk e dinte nga i kishte ardhur.

"Atehere, pse nuk jeni bashke sot? Çfare ndodhi?"

"Ajo zgjodhi familjen ne kurrizin tim. Zgjodhi dashurine e vellait para times... Dhe sot eshte e martuar me nje tjeter. Me nje qe e zgjodhi familja per te... Une... isha gati te martohesha me te qe atehere... ishim te rinj, por do t'ia dilnim. Kam pasur gjithmone mbeshtetjen e familjes time... edhe pse une i kam lene gjithmone ne balte ata."

E dinte qe po tregohej i sinqerte. E dinte qe asaj po i rrefente gjera qe ndoshta nuk ia kishte rrefyer askujt deri me sot... gjithashtu ndjente se nuk mbaronte ketu gjithçka. Kishte diçka me teper, shume me teper se kaq qe e fshihte, por nuk mund t'i thoshte gje. Thjesht nuk mund ta rendonte me teper. E dinte se edhe kaq sa kishte thene kishte qene nje sforcim i madh nga ana e tij.

Loja Qe Ai Humbi ...حيث تعيش القصص. اكتشف الآن