Pjesa 97

285 21 1
                                    


Fshiu lehte lotet. Ketu e besoi per here te pare sot. Kjo e tyre vertet nuk ishte dashuri. Po te kishte qene, ai nuk do vazhdonte te tregohej kokeforte....

Po te ishte dashuri ai nuk do hiqte nga dashuria e tyre per te kaluaren e tij.

Nese edhe pas pese vitesh zhgenjim dhe vuajte...

Ai u thye nga perballja me Jonaen ate dite ne lokal....

Ajo ishte askushi qe ta kishte bere ate ta harronte.
Per nje arsye ose nje tjeter....

Ai serish luftonte per ate....

Serish sakrifikonte çdo gje per ate vajze. Ajo do mbetej dashuria e tij. Tani qe ishte e ndare nga burri mund te ribashkohej me te. Tani qe edhe motra e tij donte vellain e saj. Nuk kishin me pengesa dhe ajo ishte pengesa e vetme mes tyre. Ndoshta ai po nxirrte kete justifikim per te rendur pas saj.

"E kuptova tani se nuk eshte dashuri. E kuptova... sepse po te ishte e tille ti nuk do hiqje dore kaq lehte."

Perveçse e lenduar, tani kishte dhe pak zhgenjim.

"Shko rend serish pas saj. Sepse kete gje ke kohe qe do ta besh."

U perkul te merrte çanten e saj dhe mori edhe çelesat e makines mbi tavoline.

"Por nuk ke nevoje te me besh per budallaqe Sebastian. Jam si dreqi e sigurt qe djali qe refuzoi te flinte me mua edhe kur ia kerkova vete, nuk eshte i afte qe te beje ate gje per te cilen ke bere tre vite burg."

Fshiu lotet per t'u treguar e forte para tij dhe para familjes se tij edhe pse nuk ishte....

"Sepse sot e kuptova qe Joanen e ke dashur si i çmendur dhe definitivisht vazhdon ta duash akoma po aq sa kokefortesia jote qe te mos tregosh te verteten."

Hapi deren dhe u largua. Vetem pasi kishte bere disa hapa shpertheu serish ne lote. Mberriti tek makina dhe qau...

Qau e mbeshtetur per timon. Nuk i kishte mbetur me asgje ne jete perveç....

Fshiu lotet edhe njehere duke nxjerre celularin. Priti me padurim qe ai ta hapte...

Dhe serish ne vend te saj i doli sekretaria. Kete here nuk e mbylli, kete here foli dhe i la nje mesazh zanor.

"Baba... te lutem kthehu.... kete here kam shume nevoje per ty.... te lutem eja dhe me jep force te vazhdoj me tej... mos me lejo te kaloj ne çmenduri..."

Hoqi telefonon nga veshi dhe peshperiti lehte.

"Bravo Sebastian... une humba ne vetë lojen time."

******

Nje heshtje shurdhuese kishte mbizoteruar qe pas ikjes se Mias. Burre dhe grua qendronin perballe njeri tjetrit pa qene te zotet te nxirrnin asnje gjysme fjale. Shikoheshin ne sy, donin te flisnin, por ulnin koken pastaj te paralizuar nga gjithe kjo situate qe kishte 5 vite qe vazhdonin.

Ku kishin gabuar me femijet e tyre. U kishin plotesuar çdo teke tere jeten sepse ata e kishin metituar, dhe kur me pak e kishim pritur ishte ajo bomba e madhe qe kishte shperthyer ne shtepine e tyre. Asnjehere nuk e kishin besuar plotesisht por kur ai nuk e mbronte veten, nuk kishin si e mbronin ata.

Vuajten per vite me rralle teksa shikonin djalin e tyre te tjetersohej ne ate burg... te ndryshonte pamje.... te kalonte tre nga vitet me te bukura te jetes ne ate burg te qelbur.

Ta shikonin qe shpesh here dilte me shenja ne fytyre... madje shume here refuzonte qe t'i takonte, dhe aty e dinin qe gjendja e tij ishte me keq.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now