Pjesa 45

328 20 0
                                    


Ishte ndalur ne cep te banakut dhe e veshtronte ate teksa qeshte me Drenin.

Nuk qeshte... perpiqej te qeshte... perpiqej te ishte e lumtur por nuk ishte. E vuante ikjen e saj, e vuante faktin qe kthehej ne shtepi dhe nuk kishte njeri te fliste apo te dinte qe ndodhej aty per te... prandaj edhe keto ditet e fundit nuk shkonte ne shtepi pa kaluar ora 11.

Po ashtu edhe ai qendronte, kalonte orarin e turnit por nuk largohej para saj. Ne mendje i rrotulloheshin vetem fjalet e fundit te mamase se saj.

Ajo dashuronte vetem nje here ne jete.... por vertet kishte zgjedhur ate per te dashuruar?

Vertet lumturia e saj gdhendej nen emrin e tij?

Kishte pasigurite e tij. Ajo nuk ishte e qendrueshme.... ajo mund ta shkaterronte me keq se se çdo gje me perpara... prandaj nuk mund ta linte te hynte brenda pa qene i sigurt.

"Ka kaluar ora 11. Edhe sa do qendroni sepse erdhi orari i mbylljes."

I informoi ai duke ngulur syte tek ajo.

"Po flasim si i kemi mposhtur frikerat tona deri me sot."

Vazhdonte te fliste Dreni i qeshur.

"Une per te mposhtur friken e lartesise jam ngjitur ne nje peme.... dhe nuk kam degjuar te ulem derisa ka rene nata dhe u frikesova me teper te qendroja sesa te zbrisja.

"Pra... do te thuash qe te mposhtesh nje frike... duhet te perballesh me nje frike me te madhe."

Doli ai ne konkluzion.

"Ekzaktesisht!"

Kersiti Dreni gishtat.

"Keshtu pra zotin Sebastian. Gjej nje frike me te madhe qe te mposhtesh friken e Joanes."

Dhe fjalet e saj çuditerisht nuk e lenduan... emri i saj tingelloi i rendomte tashme... shume i larget.... diçka e harruar.

"Po ti, çfare frike do te zgjedhesh per te mposhtur frikerat e tua."

"Nuk e di!!!"

Hyri ajo ne mendime. Mbase... do hidhem ne det.... mbaj mend se dikur kam qene e tmerruar nga uji, por qe... pasi mesova notin nuk me ka bere me pershtypje.

"Sikur te shikonim nje film horror ne 7D."

U hodh i gezuar Dreni.

"Motori!"

Foli i qete dhe me ze te ulet por te dy e degjuan.

"Çfare?"

"Ke frike motorin."

Perforcoi ai.

"Kush nuk e ka frike... ajo gje e pasigurt me dy rrota eshte vetevrasje."

Shikoi trupin e saj qe kalonte nje vale te dridhurash.

"Atehere je gati te perballesh me friken tende."
"Jo....."

Tha e bindur... pastaj ndryshoi mendje.

"Vetem... ne qofte se edhe ti perballesh me tenden. Do te me tregosh per Joanen."

"Dua ta degjoj edhe une, pse vetem ti. Jam teper kurioz te di per femren qe e ka lene ne kete gjendje. Te zymte, te pabuzeqeshur.... te frikshem."

U shikuan ne sy duke u sfiduar.... ai buzeqeshi lehte. Ajo ishte e sigurt qe ai nuk do pranonte sepse e kishte kuptuar qe gjeja qe urrente Sebastiani ishte qe te jepte shpjegime... qe te fliste per te kaluaren... por sot...

"Behu gati per nje xhiro te çmendur rreth Tiranes."

Pa se i gjithe gjaku ne fytyre iu zhduk. Nuk e priti kete pergjigje nga ai... nuk e kishte imagjinuar se ai do ta pranonte sfiden.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now