Pjesa 53

345 18 0
                                    


Cdo fjale e saj thjesht nuk bente me kuptim ne veshet e Mias. Harxhonte mbi 2000 leke para ne diçka qe nuk do ta perdorte. Ne fakt keshtu vepronte edhe ajo. Blinte gjera qe vjeteroheshin kot ne dollapin e saj, por gjithsesi kur i blinte si fillim enderronte nje te ardhme me to duke mos i hequr nga trupi.

"Sikur te me ndriçoje pak!!"

"Ai u largua... nuk me telefonoi me asnjehere."

"Ku u largua?"

"Erdhi ne Tirane!"

"Aha, prandaj vjen kaq shpesh ti ketu?"

"Po, por nuk me takon. Nuk me hap as telefonin."

Siç duket kjo gje e merziti, pasi ndaloi duke u ulur tek nje nga ato stolat e ngurte ne qender te Tiranes. Nuk donte te dukej e merzitur, por ishte. Donte te hiqej si vajza e forte qe nuk i interesonte, por qe nje frike mbizoteronte ne jeten e saj.

Nje aureole frike sikur dita dites diçka e keqe do ndodhte.

Mia u perkul lehtesisht para saj duke e prekur butesisht para saj.

"Çfare po ndodh me ju? Ne qofte se ai nuk te hap as celularin, pse ti i shkon prapa? Mos e ul dinjitetin tend per asgje zemer."

Nje lot rreshqiti ne faqen e saj per te perfunduar ne doren e Mias te ciles i dogji.

"Nuk eshte çeshtje dinjiteti Mia, por dashurie."

"Broçkulla!! Budallenj si ai gjenden mjaftueshem. Dalim nje nate xhiro andej nga blloku dhe do gjesh ti dashuri tjera sa te duash."

E shikoi ne sy me adhurim... po e shikonte me sy qe thonin 'ah sikur ti ta dije' por çfare kishte.

"Po dashurine e vellait? Ku ta gjej?"

"Po Sebastiani çfare hyn ketu?"

"Hyn shume!"

Kete here nuk ishte zeri i Klares qe fliste, por nje ze prapa tyre. Nje ze i mbushur me mllefe dhe inate. Ktheu koken per te shikuar nje djale rreth te njezet e pestave. Mbante qendrim te akullt dhe dukej sikur shikimi i tij do vriste. Tiparet e tij... dukeshin kaq te njohura, por nuk e dinte se ku e kishte pare me perpara.

"Fabio!!"

Ishte Klara kete here qe ngrihej ne kembe per t'i dale perballe.
Tani e dinte pse i dukej i njohur. Fabio ishte vellai i Joanes, ja pse ekzistonte frika tek Klara. Ajo kishte rene ne dashuri me ish shokun e te vellait.

Ishin ngaterruar keq. Mund te kuptonte tani pse ajo i ishte dorezuar atij per here te pare pa dashuri. Kishte dashur te barazoje ndergjegjen e te vellait per Joanen. Por a ishte ai ne dijeni te te gjithe kesaj?

"Çfare dreqin mendon se po ben?"

Ngriti zerin ai sapo ajo iu afrua.

"Po ti pse me ndjek prapa sa here vij ne Tirane?"

Ai shperfilli te bertituren e saj dhe eci drejt Mias. Ne fakt jo per tek ajo, por per tek qeset qe ndodheshin prane saj. Nxorri gjerat qe ishin brenda duke u ballafaquar edhe njehere me Klaren.

"Çfare dreqin jane keto? He?? Pse te duhen keto?"

"Nuk kam pse te te jap llogari ty. Ti nuk je i dashuri im dhe as ke qene ndonjehere.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now