Pjesa 31

452 16 0
                                    

"Po te duash ti mund ta besh per vete."

I foli me te lehte sikur po i rrefente sekretin e shtetit.

"E pamundur, jam perpjekur njehere kur doja te hakmerresha, por asgje nuk ndikon tek ai."
"Po heren e pare nuk me kishe mua partner ne krim princeshe. Nuk ka djale qe nuk do binte brenda me ty."
"Por... mbase une nuk dua... te kem te bej me te."
"Oh qepe tani dhe mos me bej keshtu. Ku eshte ajo llastica qe me pelqen mua aq shume."

Ajo buzeqeshi duke hedhur nje shikim lajkatar drejt tij.

"Ketu!!"
"Ashtu me pelqen!!" I kapi hunden lehte dhe ajo u perkedhel nga ai gjest.

Njerezit filluan te largoheshin pak nga pak dhe ajo i pershendeste ato me qeshje te palodhur ne fytyre, edhe pse tashme kishin filluar edhe syte t'i mbylleshin nga gjumi. Dhe sapo edhe te ftuarit e fundit u larguan duke e pergezuar per mbremjen, ajo u ul ne karrige duke hequr takat.

"Ahhh sa te parehatshme paskan qene." I hodhi tutje pastaj u rehatua sa t'i qetesoheshin pak kembet.

Ne ato momente ishte kur u shfaq Sebastiani me xhaketen e tij te mberthyer deri ne qafe.

"Naten e mire!"

U ngrit menjehere ne kembe duke sfiduar dhimbjen.

"Ndal nje sekonde, prit te te jap kemishen."

Ai u kthye ta shikonte.

"Mbaje moj budallaçke po a e di sa bukur duket ne trupin tend?? A thua se do ta marre me Sebastiani.... vetem ne qofte se do ta mbaje.... sonte veshur... per arsye qe nuk i dime ne... ndoshta qe te ndjeje parfumin tend te perhapur ne kemishen e tij??"

Ai shikoi Drenin plot inat, sikur ishte bere gati ta vriste, por pastaj u largua.

"Nuk e dua me ate kemishe qe e shikuan te gjithe qe e mbaje veshur ti." Foli ai vrazhde duke fshehur qe ne te vertete mendonte si Dreni.

Se ne trupin e saj dukej shume here me bukur se te çdo njeri tjeter. Teksa zbulonte kembet e saj te drejta...

Mbase ne te ardhmen ajo do ta mbante veshur kemisha te tjera te tij.... mengjeseve, pasi t'i kishte hequr nga trupi i tij ne darke...

Rrudhi syte fort qe te mos vazhdonte me teper ne çfare kishte mbire ne mendjen e tij dhe u largua menjehere mbi motorin e tij.
Ishte Dreni ai afrohej tek Mia duke bere interesantin.

"S'ka perse? Merre si dhurate nga une."

U tall teksa e puthte ne balle.

"Ti je i tmerrshem, a e di kete gje?"
"He mos bej sikur nuk t'u be qejfi ty. Ve bast se do te flesh sonte me kemishen e tij."
"Jo vetem sonte zemrush. Kjo sapo u be pizhama ime e preferuar."

U luajti syrin duke dale nga lokali e lumtur per te shkuar ne shtepine e saj. Ne nje mbremje qe kishte perfunduar bukur fale tij.

Mbyllte syte dhe edhe njehere tjeter rikthente ne mendjen e saj ate moment kur kishin qene perballe njeri tjetrit te zhveshur, ama kete here zbukuronte disa detaje... disa shikime... disa fjale... ndoshta edhe disa puthje si ajo e asaj dites.

"Te urrej Sebastian!"

Peshperiti me vete.

"Te urrej qe ke depertuar ne mendjen time edhe pa u perpjekur fare."

Parkoi makinen perballe shtepise duke hyre brenda me te tjera mendime... me ndjenja te reja dhe te panjohura per te. Duke pyetur veten ne qofte se kishte zgjedhur sakte ate person per te ndjere.

Nxorri telefonin, kishte nevoje te fliste me te atin. Te degjonte zerin e tij te matur qe te sigurohej qe çdo gje do shkonte mire si gjithmone. Kafshonte buzen e poshtme nderkohe qe priste qe ai ta hapte.

Loja Qe Ai Humbi ...Waar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu