Pjesa 26

306 15 1
                                    


Buzet e tij te vrazhda ndodheshin mbi buzet e saj te brishta. Duart e tij kishin fshehur gjithe fytyren e saj. Tmerri i tij mbi habine e saj... Ai po puthte Mian!

Nuk kishte kuptuar çfare po ndodhte. Jo e kuptonte se çfare po ndodhte.... por nuk kuptonte fishekzjarret qe po shperthenin ne stomakun e saj.

Ishte e shtangur ndersa Sebastiani vazhdonte te mbante buzet e tij akoma mbi te sajat. Ngadale, ai levizi ato, ai po e puthte, po e puthte qe te shmangte edhe njehere vajzen pas tij.

Ngurtesia e buzeve te saj ndaloi dhe ia ktheu edhe ajo puthjen. Nuk donte ta pranonte por gjunjet ishin bere gati ta leshonin dhe syte te qanin.

"Sebastian!"

Thirri per here te dyte vajza, dhe kete here ai nuk kishte si te shpetonte. U kthye me ngadalesi dhe gjate procesit shtrengoi doren e saj, sikur t'i jepte force.
Pllakoi nje heshtje derisa ajo vendosi te fliste.

"Paske ndryshuar."

Kaloi peshtymen e frikesuar.

Nofullat e tij ishin shtrenguar aq fort saqe edhe pak do thyente dhembet, ndersa doren e saj mbante çdo here e me prane. Ai kishte nevoje qe ajo ta ndihmonte. Mbase nuk e kishte thene me fjale, por e kishte transmetuar permes dores qe po ia mpinte nga fortesia e tij.

Beri dy hapa dhe doli me pamje nga vajza.

"Pershendetje."

I qeshi ajo.

"Une jam Mia, e dashura e Sebastianit. Ti e njeh?"

Dhe vetem atehere ai reagoi duke hedhur shikimin nga ajo i habitur, por serish nuk foli. Dora e saj u shtrengua me te vajzes perballe.

"Pershendetje... jam Joana. E njoh Sebastianin sepse kemi qene ne shkolle te mesme bashke."

"Vertet?? Edhe ti nga Gramshi? Me behet qejfi sepse pikerisht para dy ditesh po bisedoja me Sebastianin dhe me tha se e kishte marre malli per vendin e tij. Apo jo bebush?"

Ktheu shikimin nga Sebastiani qe akoma nuk e kishte marre veten nga fjalet e saj.

"Huh?? Çfare?? Ah po... besoj se po."

U pergjigj ai duke mos ditur fare çfare ajo kishte perrallitur.

Joena vetem qendronte e habitur dhe nuk kuptonte çfare po ndodhte, teksa Mia vazhdonte te fliste.

"Besoj qe duhet te takoheni me shpesh ju te dy, keshtu edhe Sebastiani heq mallin e tij."

Dhe ishte dora e tij qe e shtrengoi me fort qe e linte te kuptonte ate qe po prekte ne nje plage ku nuk duhej.

"Ah, jo... nuk besoj se do takohemi... sepse..."

Ishte skuqur ne fytyre dhe ishte bere gati te genjente.

"Nuk kam kohe ne fakt, jam e mbytur ne pune... dhe...."

Stopoi shpjegimet e saj per te nderruar teme.

"Ishte nje kenaqesi qe te njoha Mia, qenke nje vajze vertet e mrekullueshme. Besoj se me ne fund Sebastiani paska gjetur nje vajze qe e meriton."

Fjalet e saj ishin te mbytura ne deshperim, per t'u larguar me pas kokeulur qe te fshihte lotet pertej syzeve. Mia e ndoqi me sy, dhe sapo ajo kishte ikur perfundumisht kete here, u kthye te kerkonte nje shpjegim nga ai.
Po ashtu edhe Dreni qe kishte ndenjur i heshtur deri me tani, po priste me kuriozitet çfare do merrte vesh.

"Me fal per puthjen!"

Foli ai ftohte duke u perpjekur te largohej.

"Uou uou, nje sekonde. Ti sapo me puthe dhe tani me detyrohesh shpjegime. Çfare ka ndodhur mes teje dhe Joanes?"

E kishte kapur nga krahu qe te mos e linte te largohej.

"Une nuk i detyrohem shpjegime askujt."

U largua nga mberthimi i saj per t'u ngjitur mbi motor. U largua shume shpejt... ne keto momente duhej te ndihej keq, duhej te ndihej i shkaterruar, por nuk ndjente asgje.

E kishte ritakuar ate, ishin shikuar sy me sy dhe tani nuk ndihej ashtu siç kishte menduar se do te ndihej.

Ne fillim ashtu ishte ndier, teksa qendronte ne banjo... por... pastaj.... jo me.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now