Pjesa 71

339 18 1
                                    

Menjehere forcoi krahet dhe me nje levizje te shpejte beri qe thika te perfundonte ne toke... e perlyer me gjakun e tij.

"Ti je i çmendur!"

Konstatoi i tmerruar nga ajo çfare ai kishte qene gati duke bere.

"Dhe ti nje frikacak!"

Gjaku ne kraharorin e tij vazhdonte te dilte me sasi te medha. Dhe Fabio hoqi bluzen e tij, e beri shuk per te ndaluar rrjedhjen e gjakut.
E futi ne makine, nderkohe qe Sebastiani ishte teper i dobet tashme per te kundershtuar.

"Me ço tek apartamenti."

"Jo... ke humbur shume gjak, do te çoj ne spital."

"Do te hapeshin shume probleme ligjore. Me ço tek apartamenti sepse Flora eshte studente mjekesie..."

"Do t'i lesh jeten ne dore nje studenteje?"

Ngriti ai zerin.

"Te duket sikur me plas fort per kete mut jete qe po bej?"

Ia ktheu ai.
Kete here Fabio vetem e shikoi... ktheu makinen dhe u drejtua per tek apartamenti i tij. Ne fund te fundit... ai nuk kishte pse t'i shpetonte jeten atij... ama njekohesisht nuk kishte pse te mbante ne ndergjegje vdekjen e tij.

Personi i cili e kishte sjelle tashme ishte larguar. Dukej sikur nuk i kishte interesuar se çfare do ndodhte me tej. Ia kishte dorezuar ne hyrje dhe kishte hequr dore nga pergjegjsia e tij.

"Sebastian, te lutem te shkojme ne spital... ketu nuk kam çfare te bej."

I ishte lutur me lot ne sy, por ai kishte kundershtuar kategorikisht. I ishte dashur shume force dhe vullnet te ia qepte ate plage qe per fat te mire nuk kishte prekur asnje organ apo ene gjaku jetesore.

Ai kishte pesuar dhimbje te tmerrshme te perjetonte ate mini-operacion pa asnje mpirje apo narkoze.

Duart e saj ishin dridhur nga frika, ndersa ai shtrengonte fort dhembet ne nje cope te paster qe ajo i kishte futur ne goje.

Pas pak makthi kishte kaluar... ama ate e kishte lodhur shume dhimbja si dhe ilaçet qe ajo i kishte dhene.
Kishte temperature dhe djersinte, nuk ishte i ndergjegjshem dhe serish ndjente dhimbje. Flora qante. Nuk e dinte pse ai kishte perfunduar ne ate gjendje, por po i dridhej i gjithe trupi.
Puthte buzet e tij te thara dhe syte e tij te mbyllur. Fshinte me kujdes djerset qe i shkaktoheshin dhe disa here behej gati te therriste ambulancen. Kishte frike mos i ndodhte ndonje e papritur. Ai dukej sikur nuk donte te luftonte qe te jetonte... dukej sikur kishte hequr dore... dhe kur hiqte dore truri i tij... hiqnin dore te gjitha.

"Zemer... do te jesh mire. Ti do behesh mire, une jam ketu."

I peshperiti ajo.

"Mia..."

Thirri ai lehte.
Menjehere u spraps. Edhe ne momentet me kritike te jetes ai therriste ate.

"Mia..."

Perseriti per here te dyte, dhe shume here te tjera pas.

Vazhdonte ta therriste ate. Donte vetem ate prane, jo Floren. Kishte shkaterruar gjithçka. I kishte ndare me shpresen se ajo e tyre kishte qene kalimtare. Qe nje muaj njohje dhe nje muaj lidhje nuk ishin mjaftueshem per dy persona te dashuroheshin. Qe ajo do arrinte te depertonte ne zemren e tij, por e kishte pasur shume gabim.

Ajo kishte qendruar po aq sa Mia me te tashme. Gati nje muaj, por sot, mes vuajtjeve, ai therriste ate. Zemra e tij donte vetem ate prane.
Qau e mposhtur dhe e deshperuar. Qau nga çfare kishte shkaktuar dhe u shtri serish prane tij duke e perqafuar per te mos i lenduar plagen.

"Une jam ketu Sebastian. Do te behesh mire."

"Mia.."

Perseriste ai i pandergjegjshem te asaj qe po kerkonte.

Loja Qe Ai Humbi ...Kde žijí příběhy. Začni objevovat