Pjesa 33

291 17 0
                                    


Zeri i tij kishte ndryshuar tonalitet. Nuk e kishte degjuar te fliste me embel se sot.

U ngrit ne kembe por qe gabimisht ne kthim u perplas me kraharorin e tij. As nuk i ngriti syte te shikonte sepse nuk donte qe ai te dallonte xhelozine ne syte e saj. Beri dy hapa me tej qe te largohej nga ai.

"Hej... Mia, prit!"

Degjoi Klaren ta therriste nga prapa por qe nuk i ktheu me pergjigje. U largua ne menyre shume te pasjellshme, ama nuk dinte si te sillej ndryshe.

Ishte e vertete, e kishte iluzionuar veten kot me ate njeri. Para saj ndodhej nje e kaluar e mistershme e tij, me te cilen ajo nuk ishte e gatshme te luftonte.

Ne fillim Joana, pastaj Klara. Nuk mundej me. Eci habitshem derisa kishte arritur tek liqeni.
Degjonte perreth zera femijesh te lumtur dhe pyeste veten ne çfare momenti ishte rritur ajo. Shikonte çifte qe putheshin dhe çuditerisht sot ua kishte zili.

Dikur i ishin dukur sikur ishin bashke vetem sa per fasade, ndersa sot arrinte te verente dashurine mes tyre.

"Na qenka e merzitur njera!!"

Ktheu koken pas per t'u perballur me Arteon. I buzeqeshi dhe shkundi koken.

"Jo e merzitur por melankolike."
"Aha, melankoli per shkollen e mesme shpresoj!"

U ul ne afer saj ne nje nga ata stolat e drunjte.

"Ndoshta."
"Atehere, le te jemi melankolike sebashku dhe t'i rikujtojme prapesite tona."

I kaloi edhe njehere tjeter nje tufe flokesh pas veshi duke e veshtruar thelle ne sy.

Ngadale, nen shoqerine e tij u ndje me mire. Si pa kuptuar kishte arritur darka dhe te dy po ecnin serish drejt lokalit ku ai ishte ofruar per ta shoqeruar.

"Ia kalova shume mire sot. Faleminderit!"

I buzeqeshi qe nga dera nderkohe qe po hynte brenda.

"Atehere besoj se do kete nje here te dyte, apo jo?"
"Besoj se po."

I dha nje puthje te lehte ne faqe per te hyre brenda e lumtur duke shperfillur fare shikimin e tij.
U afrua tek Dreni dhe i kerkoi nje nga kokteilet siç vetem ai bente.

"Paske bere qejf sot me duket."
"Po, kujtuam kohet e vjetra."

U pergjigj ajo thjeshte.

"Edhe Sebastiani u kenaq teper me Klaren. Vetem dy here e kam shikuar te buzeqeshi deri me sot."
"Me behet qejfi per te."

U kthye nga ai dhe i foli qe nga karrigia ku ishte ulur.

"Erdhi te te vizitonte e dashura? A te iku paska ai serioziteti qe te ka mbytur?"

U afrua tek banaku duke perplasur perparesen e tij te punes me serioz se asnjehere.

"Detaj qe nuk kam ndermend te ta tregoj ty."

I ktheu kurrizin asaj, por qe do te ndiqej pas nga te thirrurat e saj.

"Hej prit, ku shkon ne orar te punes."
"Ke qene teper e hutuar nga personi qe te shoqeroi per te kuptuar se ka kaluar ora 9. Turni im mbaron ketu."

Vetem pasi ai kishte dale nga dera, qeshi Dreni.

"E dashura? Levizje e bukur."
"Pse çfare ka?"
"Mire ti qe u keqkuptove dhe plase nga xhelozia, por ai çfare kishte qe reagoi ashtu? Me duket se edhe ai u be xheloz per ty."

Loja Qe Ai Humbi ...Место, где живут истории. Откройте их для себя