Pjesa 40

356 20 1
                                    


U afrua dhe ngjeshi buzet me te sajat. Ajo e lejoi ta udhehiqte, e lejoi qe ta kontrollonte ai çdo detaj te asaj puthjeje, ndersa per vete thjesht merrte çfare i falte ai.

"Shtrihu!!"

E udhezoi lehte sapo shkeputi buzet e tij nga te sajat. E shikoi nervoze dhe u ul ndenjur ne krevat. Nuk e dinte perse... por nuk kishte ndermend te bente plotesisht çfare ai i kerkoi. Dhe dalloi nje harkim te lehte buzesh nga ana e tij kur e kuptoi kokefortesine e saj. Priti trupin e tij qe te puthitej me te sajin para se te mbeshteste koken mbi jastek...

Tashme ai ndodhej mbi te... ishte superior dhe ajo ia kishte lejuar vete. Nuk kishte nevoje per fjale sepse flisnin vete trupat gjuhen e tyre te pasionte. Puthjet e tij te zgjatura ne te gjithe pjesen e siperme te trupit e futen ne nje tjeter bote... e bene te harronte.

Mesynte fort koken mbi jastek dhe harkonte kurrizin teksa ai e puthte. Duart e saj ishin nderfutur ne floket e tij duke krijuar kanale te ndryshme.

"Ahh" leshoi nje britme te vogel kur ndjeu nje kafshim te vogel ne pjesen majte te qafes. Ndjeu buzet e tij mbi te sajat nderkohe qe ajo leshonte psheretima kenaqesie....

Ndersa ai... ai ushqehej me britmat e saj te vogla... i kishte lene nje shenje ne qafe... nuk e dinte perse.... asnjeres me perpara nuk ia kishte lene... sepse asnjera nuk i perkiste atij... Pse kete e ndjente si te veten?

Forcoi duart dhe u ngrit duke u shkeputur nga puthja me te. U hodh ne te majte te saj duke veshtruar tavanin ndersa ajo nuk e kuptonte akoma çfare kishte ndodhur qe ai kishte ndaluar.
Nuk mundej... thjesht nuk do ta bente kete gje.

"Çfare ka?"

"Je nje budallaçke, ja çfare ka?"

Ia ktheu ai vrazhde i nervozuar me veten e tij.

"Si mendoje te jepje heren tende te pare vetem nga inati?"

Fjalet e tij e lenduan thelle. E kishte gabim ai, nuk kishte qene nga inati, kishte qene nga zemra e saj qe rrihte me shpejt sa here ai i afrohej... ama serish ishte faji i saj. Kishte faj te mendonte se ai do te ndjente ndonje gje per te. Kishte faj te mendonte qe ai do merrej me nje vajze te paprekur me perpara.

U skuq nga turpi dhe uli koken. Ishte bere gati te ngrihej por ai e shtrengoi nga kyçi duke e perplasur edhe njehere ne krevat.

"Ku po shkon?"

"Ku e kuptove qe...."

"Do isha idiot po te mos e kuptoja qe me psheretimen tende te pare."

Ai vazhdonte te shikonte tavanin, pasi donte te shmangte syte e saj. Por nuk donte te shmangte pranine e saj.
Ndjeu krevatin te levizte edhe njehere si tentative e saj per t'u larguar, por ai serish nuk e lejoi. Nuk e kishte pritur qe kjo te ishte aq e pafajshme.

Çfare ishte ajo mbuloja e saj qe tregohej ngacmuese me çdo djale? Çfare ishte ai aktrim i saji sikur kishte eksperiencat e te gjithe botes?

"Me ler te iki."

I peshperiti me zerin e dridhur por jo nuk do ta lejonte. I ishte dashur nje sforcim i madh qe te ndalonte se shijuari trupin e saj, do t'i duhej nje sforcim edhe me i madh qe te lejonte ngrohtesine e saj te largohej nga krevati i tij... qe te largonte nga vetja paqen qe ajo i ofronte.

"Jo, nuk do te ikesh." Tha i bindur.

"Atehere pse ndalove pra? Ose pse fillove ndopak kur e kuptove qe ne psheretimen e pare?"

Pse ndaloi? Sepse kishte frike. Sepse heren e fundit qe i kishte marre virgjerine nje vajze.... ishin pasuar me pese vite vuajtje deri me sot... sepse nuk donte nje zhgenjim tjeter.

Pse kishte filluar?
Sepse kishte krijuar varesi ndaj saj... sepse kishte dashur qe te ushqehej me pafajesine e saj. Por asnjehere nuk jepte shpjegime, asnjehere...

"Kur e ke dhene puthjen e pare?"

E pyeti ai gjithmone shperfilles ndaj pyetjeve te saj. Por nuk ishte nevoja te pergjigjej fare sepse heshtja e saj e kishte pohuar friken e tij.

Mbylli syte i acaruar edhe me teper me veten e tij.

Jo, nuk mund t'ia kishte bere kete gje asaj?

Nuk mund qe puthja e saj e pare te kishte ndodhur per te shmangur frikerat e tij. Nuk ishte e mundur qe ai kishte ndotur me te shkuaren e tij pafajshmerine e saj.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now