Pjesa 105

305 23 6
                                    

Ajo rrudhi syte edhe me teper.

"Nuk mundem Sebastian... te lutem... kam shume frike..."

"Do te te mbroj une... shko tek familja ime... ata jane shume te mire... do te fejohem me ty.... do shkojme bashke ne Tirane... keshtu do te jemi bashke dhe ti do te realizosh endrren tende qe te largohesh nga ky vend i shpifur."

Nderkohe qe ai fliste koka e saj tundej ne shenje mohimi dhe lotet shtoheshin çdo sekonde edhe me shume.

"Fabio?? Po ai?? Ai do me urreje."

Fabio... shoku i tij qe tani e urrente... e urrente per diçka qe nuk e kishte bere... por gjithsesi do ta kishte urryer edhe per diçka qe e kishte bere...

"Harroje... pas disa vitesh gjithçka do harrohet."

"E njoh vellain tim Sebastian... ai... ai nuk harron... ai do me urreje per tere jeten... une... nuk mund te jetoj me ate fakt."

"Por mund te jetosh me faktin qe nje person po futet ne burg i pafajshem?"

Iu largua prekjes se tij dhe fshiu lotet e rraskapitur.

"Me vjen keq Sebastian. Une nuk jam e forte... nuk kam qene asnjehere dhe nuk dua te jem... sepse mes urrejtjes se tim vellai dhe urrejtjes tende... zgjedh kete te fundit."

"Joana!!"

Ngriti zerin edhe njehere nderkohe qe ajo tashme ia kishte kthyer kurrizin... dhe e dinte qe ai kurriz ishte kthyer pergjithmone... dhe e dinte qe as ai nuk ishte i forte qe te mbronte veten, ne qofte se kjo do te thoshte qe duhej te shkelte mbi ate.

E dinte se mund te zhgenjehej totalisht nga ajo... e dinte qe mund ta urrente... por e dinte se as keto dy ndjenja nuk mund te mposhtnin ate te treten... dashurine qe kishte per te... dhe e dinte se do ishte dashuria ajo qe do bente qe ai te denohej me 10 vjet burg, ku deshmise se saj nuk do t'i hiqte asnje presje... ku te bertiturat e mamase ne gjyq sikur ai te kishte vdekur nuk do kishin asnje rendesi me.

Dhe do te ishte ne vitin e tij te pare ne burg qe do merrte vesh edhe martesen e saj... lajm i marre nga motra... personi qe e vizitonte me shpesh... edhe pse ai rralle here pranonte t'i takonte.

Sepse nuk donte te shikonte vuajtjet ne syte e tyre nderkohe qe ai u dilte me pranga perpara. Nuk donte madje as qe ata te shikonin shenjat e tij kudo kur rrahej me qindra here si nje lufte per mbijetese ne burg... sepse shume njerez i binin ne qafe kot... sepse ai ishte i heshturi qe qendronte gjithe diten me libra.

As lajmi i lirimit te tij nga burgu nuk do t'i bente asnje pershtypje tashme.

Pse te dilte?

Qe ta shikonin te gjithe shtrember?

Qe t'i drejtonin gishtin ne shenje gjykimi?

Qe te shikonte Joanen e martuar?

Apo qe te kuptonte se perveç familjes se tij nuk i kishte mbetur asnje person tjeter...

As shoku me i mire, as shoqeria ne dukje qe kishte pasur me te tjeret... as vajzat qe dikur i hidheshin ne qafe. Nuk kishte mbetur asgje...

Doli per te kuptuar se burgu ne te vertete kishte qene nje ferr me i durueshem sesa ferri me te cilin do perballej tani e tutje...

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now