Pjesa 114

546 28 1
                                    

"Ti ke bere tre vite burg per te. Ajo dashuri nuk tretet lehte."

"Nuk u tret lehte Mia... u deshen tre vite burg dhe dy vite te tjera pas qe te harrohej, por ti e arrite ate. Drita jote ndriçoi deri ne skutat me te erreta te mia. Deboi djajte qe me torturonin."

"Ti e do akoma ate. Hoqe dore edhe nga une vetem qe te mos flisje... te mos tregoje te verteten."

Vendosi dy duart ne fytyre.

"Dreqin Mia, akoma vazhdon me kete ide? Ti me njeh mua... mendon se po te mos isha i qarte ne ate qe ndjej do te t'i thoja te gjitha keto?"

Ledhatoi butesisht floket e saj dhe ishte bere gati ta puthte kur duhej serish ajo goja e saj e madhe ta prishte ate çast.

"Tre vite burg kot Sebastian."

"O Zot i madh!!"

Hapi deren e makines ne dukje i acaruar dhe pastaj e perplasi ate duke dale jashte me ate ecjen e tij karakteristike.

"Sebastian!!"

E thirri pa e ditur se çfare po sillej ne koken e tij. U afrua tek polici dhe e pyeti qetesisht.

"Sa eshte gjoba qe do t'i vendosesh?"

"Nje pesedhjeteshe po njehere... pastaj do t'i ulen pike edhe ne patente."

"Bukur... nuk do te besh as njeren as tjetren."

Dhe menjehere, ai nuk e diti se nga i erdhi por nje grusht i forte e rrezoi pertoke ate.

"Sebastian!!"

Doli menjehere nga makina t'i afrohej policit te gjore qe ndodhej akoma pertoke, pastaj ngriti koken te shikonte ate tashme te prangosur nga dy police te tjere dhe serish mbante nje buzeqshje.

"Luajte nga mendte."

"Sa kohe mund te denohesh per dhune ndaj nje efektivi policie?"

I buzeqeshi ai.

"Je i çmendur."

I tha ajo me mosbesim.

"Me çmende ti duke permendur 100 here ata tre te mallkuara vite."

"Vrapo prej tij sa je ne kohe."

E keshilloi polici me hunden e gjakosur akoma ndenjur.

Ndersa ajo buzeqeshi.... dhe vrapoi, ama nuk vrapoi prej tij, por drejt tij. E perqafoi fort dhe nuk i la mundesi policeve qe ta fusnin ne makine.

"Do me presesh derisa te dal?"

Ajo buzeqeshi por njekohesisht qau.

"Çdo dite ne burg do me kesh."

"Se mos shkon dhe fejohesh me ate djalin me theks te çuditshem qe te bente per te qeshur."

"Nuk ma lejon ligji se do ta quante inçest."

"Pra, dola une budallai qe xhelozova per nje te aferm tendin."

Nuk e mohonte qe ndihej i lumtur nga ky fakt.

"I prishe motres dasmen budalla."

I foli ajo lehte.

"Mos ia trego... le te mendojne sot dhe neser se jemi arratisur diku bashke. Pastaj mund t'i thuash babait tim."

"Ore me qejf po hy ne burg ky se nuk po e marr vesh une?"

Pyeti njeri konfuz nga e gjitha kjo.

"Ke pare ndonje person tjeter te prangoset duke buzeqeshur?"

Iu shpetoi policave per nje moment per te kapur pertej prangave fytyren e saj dhe pastaj i dha nje puthje.

"Per sa kohe ti me pret jashte... mund te qendroj brenda per tere jeten."

I peshperiti ai.

"Mos vono te dalesh perndryshe te lashe."

E kercenoi ajo lezetshem. U shikuan sy me sy nderkohe qe ai po hynte per te dyten here ne deren e pasme te nje makine policie.

"Te Dua Mia!!"

Bertiti teksa fuste koken brenda.

"Edhe une."

I peshperiti ajo. Ai kishte lexuar buzet dhe kaq i mjaftoi te qendronte i qete teksa nisej makina me sirenat lart qe bertisnin a thua se kishin kapur ndonje koke mafie.

Sepse ai e kishte humbur lojen dhe tashme po merrte denimin e tij... nje denim qe kete here po e kryente me gjithe qejf.


                        FUND !!!!

Ja I erdhi fund edhe historise..
Ju faleminderit shume qe e keni lexuar historine e me keni mbeshtetur ne cdo like qe keni dhene... per cdo koment dhe shikim te historise...

Për të qenë i/e lumtur duhet të dish të zgjedhësh,
jo të luftosh për t'u zgjedhur.Nuk të duhet të shtiresh sikur je i/e fortë, nuk të duhet të tregosh gjithmonë se çdo gjë po shkon mirë, nuk mund të shqetësohesh gjithnjë për atë që mendojnë të tjerët.
Nëse e ndien nevojën; qaj! Është mirë që të qash deri në lotin e fundit, sepse vetëm atëherë mund të rikthehesh e të buzëqeshësh....

See you in the next story...

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now