Pjesa 103

292 23 0
                                    


"Nuk ka lidhje mentaliteti. Eshte ndergjegjja ime. Une nuk mund te tregohem i pabese qe t'ia bej shokut te ngushte kete gje. Te tallem me motren e tij."

"Sa do doja te isha ne vendin e motres tende... ajo eshte kaq e lire..."

"Ajo esht nje budallaçke e vogel por serish teper e mire."

"Po ti pse nuk e ke problem qe Fabio ngacmon motren tende?"

"Sepse ai e ka me tallje, e shikon ate si nje vogelushe dhe i pelqen te tallet me menyren sesi eshte llastice. Sepse ajo bezdiset nga ngacmimet e tij."

"Po sikur ta kishte pasur seriozisht, a do t'i kishe thene gje ti?"

Fshehu ajo serish sekretin e vellait duke mos i treguar qe Fabio luante nga mendte per ate vogelushe. Qe mbante fshehur ne faqet e librit te tij te preferuar foton e saj.

"Do te kalonte ne nje stad te çuditshem miqesia jone. Nese do ta dija qe ai e ka aq seriozisht sa per te menduar martesen me te... do e beja kete sakrifice, por... per t'u tallur... do ta vrisja me duart e mia."

"Sa shance kemi qe ne te perfundojme bashke?"

Pyeti ajo mbeshtetur ne gjunjte e saj.

"Nese ti do me prisje derisa une te mbaroja shkollen... do ishte diçka ndryshe qe te vija te te kerkoja doren tek prinderit."

"Vertet mendon se..."

"Une po... por e di qe ty do te te fejojne shume shpejt... dhe e di qe ti nuk u thua dot jo."

Heshten... ai kishte te drejte...
Vetem pak presion nga prinderit dhe ajo bente gjithçka çfare i kerkonin. Kishte qene e bute dhe frikacake gjithmone nga ky aspekt.

"Atehere mos me ler ti."

"Çfare te bej une?"

"Me bej tenden. Me jep nje shtyse qe une t'i refuzoj te gjithe... nje shtyse qe te presim njeri tjetrin."

Pavullnetarisht kaloi syte nga gjoksi i saj pak i zbuluar sonte...

Dalloi vendosmerine qe ajo kishte dhe lepiu buzet nga halli.

"Mos me tundo ne diçka qe do me perndjek gjithe jeten Joana."

"Ke te drejte... me fal... ishte ide idiote..."

Deshi te ngrihej por ai e kapi nga dora duke e rrezuar siper vetes.

"Je kaq e deshirueshme. Me premton qe do me presesh pas kesaj?"

"Po... do jete premtimi dhe sekreti yne."

Peshperiti ajo e skuqur nga turpi, ndersa ai puthte buzet e saj... ashtu siç kishte dashur t'i puthte gjithmone.

Guxoi te zberthente zinxhirin e fustanit te saj... dhe gjithçka qe ndodhi prapa ishte mallkimi i te dyve.

*****

Ishte i vdekur ne gjume. Ishte kthyer i rraskapitur nga mbremja atje ne te zbardhur por serish duke fluturuar nga gezimi.

E rikujtonte qe te mos humbiste asnje detaj. Lekuren e saj, ofshamat e saj... per te mos kuptuar se çfare do ndodhte me pas. Per te mos kuptuar se do ishte sirena e policise dhe te bertiturat e mamase qe do ta zgjonin nga gjumi.

"Çfare keni me tim bir? Ai nuk ka bere asgje..."

Akoma i pergjumur kishte tentuar te kundershtonte policine teksa i prangosnin duart nga prapa...

"Çfare dreqin po ndodh? Mos guxoni ta prekni."

Degjoi zerin e vrazhde te atit.

Ai kishte prestigj te larte ne Gramsh dhe te gjithe e respektonin, prandaj edhe policet do te tregoheshin te bute.

"Na vjen keq zoteri por per djalin tuaj kane ngritur akuza sepse ka perdhunuar zonjushen Joana."

Ngriu ne vend.

"Çfare?"

Nga kishte dale kjo ide?

"Jo, biri im nuk e ben ate gje... jeni keqkuptuar."

Ndjeu duart e mamase teksa e perqafonin.

"Mama... une..."

"Thuaju bir qe nuk e ke bere ate gje. Thuaju qe nuk e ke prekur... ajo eshte motra e shokut tend."

Nderkohe qe e nxirrnin jashte... nje turme e madhe njerezish ishin mbledhur prane.

"Joana...."

Bertiti me te larte mes turmes...

"Joana pse?? Pse e bere kete gje??"

Ndjeu syte qe te njomeshin nga lotet por nuk qau. Kundershtonte policet dhe donte te shkonte tek ajo... t'i kerkonte llogari per çfare kishte thene.

"Joana."

Ndjeu nje goditje te forte nga prapa. Nje goditje e dhene nga nje polic hollak ne menyre qe te kontrollonte forcen e tij nderkohe qe e fusnin ne makine. Shikoi ne syte e te gjitheve meshire ose gjykim... por ai do dilte shpejt...

Çdo gje do sqarohej sepse ai nuk kishte bere asgje.

Loja Qe Ai Humbi ...Wo Geschichten leben. Entdecke jetzt