Pjesa 56

316 19 0
                                    

"Nuk eshte se kam provuar te tjere qe ta gjej ndryshimin."

Ia ktheu ajo per ta nervozuar, ashtu siç i pelqente asaj, sepse i nervozuar ai kontrollohej me lehte.

Dhe menjehere me nje levizje te shpejte flaku cigaren per t'iu sulur edhe njehere trupit te saj akoma te ndjeshem nga ndodhia e pak çasteve me perpara.

"Dhe as nuk do te kete. Mendon se do te lija gjalle une njeri qe guxon te te preke ty?"

Ia tha me tere vetebesim dhe ishin syte e tij qe terboheshin vetem nga ideja.

"Ne qofte se do guxonte njeri, une do ta mbysja me duart e mia, pastaj do te vija tek ti per te bere dashuri me ty. Per te te vertetuar per te 100ten here se ekziston vetem nje per ty dhe ai jam une."

Me kercenimet e tij qe benin trupin e saj te dridhej, ajo u zgjat ta puthte edhe njehere. Sepse ai asnjehere nuk perdorte term tjeter sa here flinte me te perveç fjales dashuri. Sepse ai dinte me se miri t'i falte dashuri asaj, duke bere qe jo vetem trupi te shkrihej para tij por edhe shpirti.

Sepse ai tashme i kishte zoteruar dy gjerat me te shtrenjta te saj... dhe vertet nuk do ekzistonte ne te ardhmen asnje person qe do te zinte vendin e tij te lene bosh... sepse historia e tyre kishte filluar jo per te rene ne dashuri... ata dashuronin por qe dashuria e tyre nuk e kishte te gjate... dhe e dinin mire te dy... te pakten ajo e kishte pasur te qarte qe ne fillim... edhe pse serish i lejoi vetes te dashurohej me personin e ndaluar...

Hapi syte per te ndjere krahet e tij akoma rreth trupit te saj. Ishte e lumtur dhe nuk do ta mohonte. Me ne fund ftohtesise qe ajo shtepi permbante çdo mengjes dhe çdo mbremje i ishte shtuar nje person.
Mund t'i kerkonte atij qe te qendronte çdo nate derisa te vinte babai i saj. Mund t'i kerkonte qe krahet e tij ta mbeshtillnin fort.

Akoma trupin e ndjente te gjalleruar nga ndjesia e perjetuar mbreme per here te pare. Levizjet e tij perfekte te gishtave... orgazma e saj qe priste nga çasti ne çast te shperthente e kishin bere shume te veshtire qe te mos e thonte emrin qe ai donte te degjonte. Por qe ndihej krenare me veten qe nuk ia kishte thene... ne vend te kesaj kishte zgjedhur te bertiste emrin Sebastian, dhe ai nuk dukej i zhgenjyer nga menyra sesi e kishte shikuar pas.

U kthye perballe tij dhe shikoi qe ata sy te bukur po qendronin hapur duke shikuar thelle syte e saj.

"Te zgjova?"

"Jo." Iu pergjigj lehte. "Isha zgjuar me perpara."

"Dhe çfare po beje deri me tani?"

U afrua me prane per te prekur qafen e tij. Ndjeu me prane lekuren e tij dhe e njomi me buzet e saj.

"Nuk mund te levizja sepse do te nxirrja gjumin ty. Fjete e rraskapitur mbreme."

I kujtoi ai serish çfare kishte ndodhur ndersa ajo u kuq e tera duke fshehur fytyren ne kraharorin e tij.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now