Pjesa 100

346 24 0
                                    

'Flashback'

Shum koh me par....

Kishte gjithe mbremjen qe ia kishte ngulur syte. Ishte bere e mrekullueshme. Zemra e tij rrihte me teper se çdo here teksa e shikonte ate te veshur me nje fustan qe perqafonte format e trupit te saj. E kishte para syve te bukur si gjithmone.
Vajza e padukshme me syze qe mesonte tere kohen dukej si nje princeshe sonte me fustanin e bardhe.

"Sebo, o idiot."

"Çfare?"

Ktheu koken te shikonte Fabion qe i qeshte.

"Sara kerkon te kerceje me ty."

Ngriti koken dhe shikoi vajzen e paralelit C teksa qendronte ne taka dhe priste me padurim te kercente me te. Kafshonte nervoze buzen e saj dhe nuk po e mbante vendi. Ai u ngrit ne kembe dhe si nje gentleman siç ishte gjithmone me femrat eci perkrah saj deri ne qender ku kercehej. Nje melodi e lehte kishte pushtuar atmosferen ndersa ai qendronte prane saj duke vallezuar nen ritmin e muzikes.

"Dukesh shume bukur sonte."

E komplimentoi.

Ajo qeshi e lumtur dhe uli koken.

"Ti dhe Fabio jeni me terheqesit sonte ketu...."

U skuq ne faqe dhe u mendua shume para se te fliste.

"Dua qe sonte te ndodhe hera ime e pare."

Nje e qeshur e pushtoi Sebastianin.

"E ke seriozisht ti?"

"Po."

"Nuk mendon se eshte nje idiotesi? Dua te them... Fabio nuk te merr seriozisht ty, ashtu siç nuk ka marre asnje vajze deri me sot."

"Nuk tha asgje per mua? Se si dukem ose ndonje gje tjeter?"

"Me vjen keq por jo."

Buzeqeshi hidhur pastaj hoqi kontaktin sy me sy me te.

"Po ti?"

"Huh? Une çfare?"

"Shoqja ime... ajo... ke te ka qejf ty..."

"Vajza mos ia futni kot tani."

"Ne rregull."

Shkeputi krahet nga ai dhe u largua e indinjuar. Eci me kujdes derisa u ul edhe njehere ne tavolinen e tyre.

"Çfare donte ajo?"

"Pse te intereson ty?"

"Mua? Jo besa? Ti e di qe kam fiksim motren tende."

U tall ai. Kete gje bente gjithmone sa here i afrohej nje femer me qellime serioze.

"Edhe une tenden."

Peshperiti qe te mos e degjonte asnjeri.

"Plako, eja dalim jashte ta ndezim nje."

E terhoqi nga krahu dhe mbante dy birra ne dore.

Loja Qe Ai Humbi ...Waar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu