Pjesa 61

294 19 0
                                    


"Mua nuk me plas per ty nuk e merr vesh?"

Bertiti ajo pas tij nderkohe qe ecnin.

"Atehere pse po me ndjek pas akoma?"

Perpiqej te ruante ftohtesine e tij. Perpiqej te mos e shfaqte lendimin qe ajo i kishte bere dhe ne vend te kesaj kishte vendosur te luftonte. Nese ne fillim ishte ajo qe luante me te, tani kishte mberritur rralla e tij, dhe Mia nuk e kishte provuar akoma lojen e Sebastianit.

"Çfare ka ndodhur me çiftin e momentit?"

Pyeti Dreni ne momentin qe po hynin brenda.

"Vajza po kalon kriza. Çudi sepse nuk eshte as me ato."

Foli ai fare thjesht duke shkaktuar serish skuqje inati nga Mia.

"Apo mos ndoshta te erdhen pasi u largova une ne mengjes?"

Ajo u largua e nervozuar nderkohe qe Dreni po shikonte i habitur. Gjithmone kishte qene Mia ajo qe ngacmonte me fjale ndersa sot kishin nderruar rolet.

"Keni fjetur mbreme bashke?"

"Po."

U pergjigj thjeshte ai duke mos genjyer. Nuk do te hynte ne detaje te asaj qe kishte ndodhur, por qe ata kishin fjetur ne krah te njeri tjetrit.

"Çfare ka ajo tani?"

"Kerkon te ndahet, u mundua ne disa lloj formash te me lendonte me fjale."

Ne fytyren e Drenit u perhap nje buzeqeshje djallezie.

"Aha, nuk ia paske bere qejfin mbreme. Po pse kaq i paafte paske takuar?"

Dhe si gjithmone mjaftonte nje shikim i tij qe ta bente Drenin te heshtte nga budallalliqet e thena. Ai e hoqi ate buzeqeshje nga fytyra dhe u kthye edhe njehere ne versionin e kureshtarit.

"Çfare mendon te besh?"

"Te mos heq dore derisa te me jape nje arsye te besueshme pse."

"Do qe ta pyes une?"

"Te duket sikur kam nevoje per nderhyres?"

Foli ai kokeforte.

"Te duket sikur nuk ke nevoje?"

Perfundoi ai.

"Problemet me te dashuren time, i zgjidhi vete. Nuk dua nje pale te trete."

Tha ai serioz dhe i bindur se nje pale e trete gjithmone shkakton me teper dem ne nje çift.

"Mendoja se ju ishit akoma ne fazen e njohjes. Qekur u be e dashura jote ajo?"

"Qekur ajo filloi te bertiste emrin tim nga kenaqesia. Ajo nuk quhet me nje faze njohjeje."

I tha ai teper serioz, qe ta linte edhe Drenin te kuptonte se Mia i perkiste vetem atij tashme, dhe çdo person qe guxonte t'i afrohej do ta kishte punen pisk.
Pas pak ajo hyri serish ne lokal. Ishte me e qete dhe me ftohte ne fytyre. Menjehere Dreni filloi t'i pergatiste kokteilin, ndersa ai nuk vonoi t'ia çonte.

"Porosita gje kokteil une? Erdhe te merrje porosi ti?"

Bertiti por per fat te mire kishte pak persona perreth.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now