Pjesa 34

293 18 2
                                    

"U keqkuptova?"

"Ehe, ishte motra e tij qe kishte ardhur ta vizitonte nga Gramshi."

"Ajo motra?"

U nis menjehere jashte qe te fliste me te. E gjeti duke mberthyer kasken dhe e thirri.

"Sebastian, ndal nje sekond."

Priti derisa ai e hoqi ate edhe njehere per te barazuar shikimet.

"Çfare do?"

"Me fal, nuk e dija se ishte motra jote ajo?"

"Çfare pastaj?"

"Epo nuk ishte i kendshem komenti im, gjithsesi ti nuk me tregove se ishte motra."

"Po te mos ishe larguar ashtu ne mesdite, do te ishte prezantuar vete ajo."

"Po pak me perpara pse nuk ma the?"

Ai ktheu koken per t'u perqendruar ne ndezjen e motorit vetem e vetem qe te humbiste kontaktin e syve.

"Apo mos ndoshta u bere xheloz!!"

Qeshi kur ai nuk i ktheu pergjigje, pasi thonin heshtja pohon. Guxoi t'i hidhte duart rreth qafes per ta kthyer edhe njehere me shikimin nga ajo.

"S'ke pse ndihesh ne turp. Nuk eshte diçka qe duhet te ndihesh ne turp. Ka shume djem qe behen xheloz per mua. Nuk ka gje qe je edhe ti. Madje jam shume e lum..."

Iu nderpre fjala kur ai largoi edhe njehere vrazhde krahet e saj nga te tijat.

"Asnje djale nuk behet xheloz per ty, sepse asnje nuk te do. Gjithçka ti arrin te ngjallesh tek te tjeret eshte deshire.... deshire te te kene ne krevat.... sepse ti nuk je e afte te ngjallesh dashuri tek te tjeret. Dhe te gjithe nderkohe qe shohin levizjet e tua, pamjen tende nuk mendojne si te te marrin per shtepi, por mendojne si te te fusin ne krevat."

Fjalet e tij e goditen rende ate. Por ai kishte te drejte, mese te drejte ne te gjitha ato qe thonte.

"Qepe!" Bertiti e lenduar.

"Me thuaj sa nga ata me te cilet ti ke fjetur kane qene te interesuar per ty diten tjeter."

Uli koken per te mos ia dhene kenaqesine e pergjigjes se saj, por serish u pergjigj.

"Asnje!"

Disa lote i rrodhen ne faqe, pastaj i ngriti edhe njehere syte te shikonte ate.

"Edhe ti je nje nga ata qe mendon ashtu?" E pyeti me zerin e thyer.

"Edhe une!"

Ia ktheu ftohte teksa ndizte motorin per t'u zhdukur si era.

"Kot e ke, ajo nuk do te vije sot."

I tha Dreni nderkohe qe ai kthente koken per te disate here duke shpresuar qe personi qe po hyn ne dere te ishte ajo. Por sot nuk ishte, hynin dhe dilnin kliente, vetem ajo jo.

"Nuk po pres Mian!" Tha ai vrazhde duke u larguar.

"Dhe as une nuk permenda asnje emer." Peshperiti ai me vete por qe vesheve te Sebastianit nuk i shpetuan.

Nuk po priste per te. Keshtu perpiqej t'i mbushte mendjen vetes. U hap edhe njehere dera dhe ai menjehere ngriti koken, por serish ajo nuk ishte dhe çdo here e me shume e kishte te veshtire te pranonte se nuk po priste per te.

"Çfare i the dje qe ka qare mbi nje ore?" E pyeti Dreni kur ai u afrua edhe njehere tjeter.

"Me ler rehat!"

U tensionua ai per te dale te pinte edhe nje cigare tjeter jashte. E kishte lenduar vertet me ata fjale. Por kishte dale nga kontrolli, edhe njehere tjeter kishte dale nga kontrolli.

Loja Qe Ai Humbi ...Wo Geschichten leben. Entdecke jetzt