Pjesa 80

377 21 4
                                    

"Keshtu do te qendrojme tani? Pa folur?"

"I (heart) Tirana" ndodheshin ulur brenda zemres se atij shkrimi te ndertuar se fundmi prane parkut. Ai shikonte njerezit qe kishin filluar te rrallonin ecjen e tyre si pasoje e nates... ndersa ajo shikonte drejt tij, me kembet e kryqezuara.

"Ore!! Ma merzite seriozisht. Nje moment me puth, ne tjetrin me shtrengon doren... tani nuk me flet dhe qendron ftohte. Çfare dreqin nuk shkon me ty."

"Ti dorezohesh shume shpejt Mia."

"Serish do ta diskutosh kete gje?"

"Nuk di çfare te bej me ty... nga njera ane je si nje magnet. Me ben te çmendem... nga ana tjeter..."

"Une heqi dore shume shpejt."

Perfundoi ajo fjaline e tij.

"Por te kam thene... nuk dua te heq me dore prej teje... veçse ti e ben shume te veshtire."

"Mendoj se do te ishim me mire te mos takohemi me."

"Pra... do te thuash para se te rriten me teper ndjenjat derisa te mos kemi me shpetim nga njeri tjetri?"

Uli koken e merzitur kur dora e tij e preku nen gushe.

"Eshte shume vone per ate gje."

I peshperiti lehte. Ishte vertet shume vone, sepse ata nuk kishin me shpetim nga ajo çfare ndjenin.

"Thjesht duhet te heqim dore para se une te shkaterrohem serish nga pavendosmeria jote, ndersa ti.... nga e shkuara ime."

"Ne qofte se ti do keshtu... ne rregull."

Ngadale ajo u afrua drejt buzeve te tij, per t'i dhene nje puthje te lehte dhe te shpejte.

"Por jo pa nje lamtumire te denje."

U afrua tek veshi i tij dhe peshperiti provokueshem teksa duart mbeshteteshin ne kofshet e tij.

"Eja ne shtepine time..."

E shikoi habitur per te kuptuar ne syte e saj qellimin qe kishte.

"Nuk do ta bej kete gje."

Tha i bindur me maturine me te madhe.

"Pse?"

"Sepse nuk dua te ngrihem nga krevati jot per te te thene lamtumire, pasi...."

"Eshte thjesht seks."

Tha ajo teper inferiore.

E terhoqi nga krahu per te mos e leshuar, nderkohe qe truri i tij kundershtonte çdo moment. Hapi deren dhe i dha nje te shtyre atij brenda.

Para syve te tij hoqi bluzen dhe e hodhi ne toke, per te dalluar ate shikimin qe po e digjte ne lekure dhe po e bente te skuqej njekohesisht.

"Te pres ne dhome."

Ishte gjeja e fundit qe tha para se t'i dergonte nje puthje ne ajer.
Mori fryme thelle pasi ajo u zhduk pas deres se saj te dhomes.

Po çmendej nga provokimet e saj... nga levizjet e saj... nga gjithçka e saja. Por nuk donte ta prekte kur nuk do te kishte nje te neserme per ta.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now