Pjesa 59

309 20 2
                                    

"Çfare?"

Pyeti e habitur nderkohe qe ai nxirrte portofolin per t'i dorezuar nje karte krediti.

"Nisu qe tani... ler pas çdo gje... mos merr asgje perveç pasaportes dhe zhduku nga ky vend. Hip ne autobusin e pare... shko ne Luksemburg, aty ku ke enderruar gjithmone te shkosh... largohu dhe ji e lumtur... ose te pakten perpiqu te jesh."

Shikoi friken dhe hezitimin ne syte e saj, e sigurt qe nuk do ta bente ate gje.

"Por vellai im..."

"Mjaft me ate dreq vellai!"

Ngriti zerin ai duke humbur toruan.

"Beje per mua kete here, ma ke borxh!"

Pak nga pak filloi te binte barriera e saj e frikes kundrejt vendosmerise se tij. Fshiu lehte disa lote dhe buzeqeshi.

"Faleminderit. Mbaje karten sepse kam parate e mia... do mund t'ia dal me to per te pakten nje vit... nderkohe do te kem gjetur pune."

Papritur e perqafoi. Per nje çast qendroi i ngrire nga reagimi i saj, por pastaj ia ktheu ate perqafim... nje perqafim lamtumire per te zhdukur çdo lloj frike... çdo lloj pengu qe kishte mbetur nga e shkuara.

"Do te te shkruaj sapo te mberrij."

Keto ishin fjalet e saj te fundit para se te largohej gati gati me vrap qe te ndiqte jeten e saj... sepse kishte ardhur koha tashme qe ajo te fillonte te jetonte... 23 vjeçe ishte nje moshe shume e bukur qe ta kalonte krah nje burri qe e tradhetonte.

"Thjesht kujdesu per veten!"

Kete gje peshperiti ai me vete duke mos e degjuar ajo, por definitivisht e kishte degjuar dikush tjeter... nje person qe kishte shikuar skenen... dhe sapo takoi syte e saj shtangu... ajo ishte bere gati te qante... syte e saj te jeshilte ishin mbushur me lote qe kerkonin te shperthenin nga çasti ne çast.

"Mia!!"

Zgjati krahet per te prekur te sajat, por ajo u largua sikur ta digjte.

"Mos me prek!"

"Çfare? Ka?"

Ajo beri nje gjysem buzeqeshje ironike.

"Çfare ka? Ti sapo perqafove dashurine tende te pare... i fole me aq dhembshuri sa nuk ke folur asnjehere me mua."

"Pse flet keshtu? Ajo..."

"Nuk me intereson asgje çfare ke te thuash. Mbaroi!"

Ngriti zerin saqe beri qe kalimtaret te ktheheshin te shikonin nga ajo. Kishte kaperdire lotet dhe tani qendronte ftohte para tij. Ne fund te fundit ai ia kishte mesuar kete gje... si te ndrydhte ndjenjat me egersi.

"Mia!" Foli ai lehte.

"Mbaroi! Madje nuk e di a kishte filluar ndopak."

Iu shmang edhe njehere prekjes se tij.

"Si mbaroi? Po tallesh besoj?"

"Jo nuk tallem. Nuk dua te kem te bej me ty..."

Nje egersi u shfaq ne syte e tij, pa pritur kete here nuk iu afrua ne butesi, por me egersi dhe e shtrengoi fort pas vetes.

"Jo nuk ka mbaruar."

"Me lesho ose bertita!!"

Ajo kembenguli te shkeputej por qe kete here ndjeu edhe njehere buzet e tija ta puthnin sikur t'i thonin se tashme ajo i perkiste atij... qe ishte shpetimi i tij dhe nuk do ta linte te shkonte aq lehte.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now