Pjesa 69

332 18 0
                                    


"Po pra te lidhur, ai u tall me te. Nje nate shkoi dhe fjeti tek shtepia e saj, pastaj diten tjeter i tha mirupafshim."

"Edhe Xhorxho shkon çdo nate dhe fle tek shtepia e saj. Me duket se ai e ka vendosur ta shkaterroje fare para se ta lere...."

"Po sikur ai ta doje vertet meqe nuk e ka lene deri me sot?"

"Ai moj? Po ta donte nuk shkonte gjithe diten me vajzat e zyres se tij. Por nuk i plas atij ja pse. Eshte krenari te thuhet se une e kam pasur Mian, vajzen e llastuar qe te gjithe e kane deshiruar... por qe tani ua le te gjitheve."

Nuk mund te duronte me. Perplasi doren per tavoline duke bere qe te gjithe te ngrinin koken ta shikonin te habitur. Rrembeu xhaketen dhe doli nga vendi i punes i terbuar. Duke lene pas thashethemet qe te vazhdonin.
Kishte nevoje ta shikonte me syte e tij, kishte nevoje qe te shikonte se ne çfare femre ishte shnderruar ajo qe ruante akoma ne syte e tij imazhin e vajzes delikate qe kishte frike te prekte. Iu ngjit motorit dhe u drejtua nga shtepia e saj. Parkoi ne erresire dhe po priste ne heshtje.
Ndezi nje cigare i nervozuar sapo e pa ate nga dritarja... ku drita e dhomes ndriçonte veprimet e saj te ngadalta.

Ajo po gatuante... dhe po fshinte lotet... me siguri po priste qepe... apo mos ishin lote merzie. Sido qe te ishin donte t'ia prekte ato lote... qe te mos i binin ne toke. Qe te mos i dilnin fare nga syte.

Priste ne heshtje... donte te shkonte tek ajo... te fliste me te... ta puthte serish... ta ndjente prane.... t'i vertetonte te gjitheve se ai do te ishte i pari qe e prekte... i pari dhe i fundit. Idete e tundonin... kishte nevoje per te.
Sapo u be gati te kalonte ne çmenduri, te afrohej, nje makine qe shkelqente nga luksi, u ndal perballe deres se saj.
Shtangu. Kujtoi fjalet e atyre te dyjave sapo njohu personin brenda asaj makine.

'Edhe Xhorxho shkon çdo nate dhe fle tek shtepia e saj. Me duket se ai e ka vendosur ta shkaterroje fare para se ta lere....'
Shikoi i ngrire ate nderkohe qe trokiste ne dere, dhe pastaj ate qe ia hapte e entuziazmuar, e buzeqeshur.

A kishte te njejten buzeqeshje me si me te?
Nuk arrinte ta dallonte sepse ajo ishte larg....
Nuk kishte qare asnjehere me perpara, por ne syte e tij rreshqiten dy lote kur e pa sesi ajo i kerceu ne qafe... pa pertej dritares sesi filluan te zhvisheshin... e sigurt qe nuk e kishte per here te pare, nga shkathtesia me te cilen po leviznin.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now