Pjesa 70

292 20 0
                                    

E sigurt qe ai e kishte humbur perfundimisht ate. Pafajsia e saj ishte zhdukur, femra me te cilen ai kishte filluar te binte ne dashuri... ishte zhdukur.

"Çfare pret!!"

Ishin fjalet e tij te dala nga dhimbja qe i drejtoheshin dikujt nga prapa.
I drejtoheshin personit qe kishte dy vite me rralle qe e ndiqte dhe shpesh here ia kishte drejtuar ate thike nga prapa per ta goditur, por per nje arsye ose nje tjeter gjithmone terhiqej. Edhe sonte e shikoi qe po bente te njejten gje, prandaj i foli, nuk e shperfilli me prezencen e tij.
U kthye per te dale balle perballe me ate... mikun e tij te vjeter qe tashme kerkonte ta vriste.

"Me thuaj, çfare pret qe te me vrasesh?"

Ngriti zerin me sy akoma te turbulluar nga lotet.

"Ti po vuan, eshte me mire se vdekja. Une prisja momentin kur ti te ishe ne kulm te lumturise... jo momentet kur deshiron vertet te vdesesh."

"Jepi... merre hakun tend... me godit fort. Mos ler asnje mundesi qe te jem i gjalle!"

Ai kishte hapur krahet i dorezuar, nderkohe qe ne koke i sillej vetem imazhi i saj me nje tjeter. Ajo vetem pak metra me lart po bente dashuri e lumtur me dike tjeter, ndersa ky i kishte hapur krahet vdekjes.

Fabio u afrua me prane. E shikonte i peshtire... me neveri... por nuk ndjente meshire per mashkullin e thyer qe kishte perballe. Ai meritonte shume me keq... shume me shume se kaq nese do te kishte qene e mundur.

"Ndonje here tjeter... kur te me lutesh te jetosh... jo te vdesesh."

"Behu mashkull, dhe ne qofte se ke bole eja me vrit. Merre hakun e motres tende qe ke 5 vite qe e planifikon."

Fjalet e tij e preken ne seder. U nervozua edhe me teper dhe i drejtoi thiken ne kraharor... fiks prane zemres.

"Une kam me shume se ti. Dhe nese do ta vertetosh me mire shko pyet mo..."

Ndaloi... nuk do ta ndoste ndjenjen qe kishte per Klaren me diçka te tille.
Sapo ishte bere gati te terhiqej edhe njehere, duart e tij shtrenguan fort thiken.

"Çfare dreqin po ben?"

Thirri Fabio i tmerruar.

"Po te lehtesoj punen ty."

Nje lufte e çuditshme po ndodhte mes tyre. Sebastiani mesynte te ngulte thiken... ndersa ai ta largonte nga trupi i tij... kur ne te vertete te ndodhte e kunderta.

Mendoi per nje moment ta linte... ai po vriste veten ne fund te fundit... dhe gjithsesi dukej sikur e kishte vrare ai... leshoi forcen per nje moment dhe thika filloi te ngulej... gjaku skuqi bluzen e tij blu dhe çdo here po dilte edhe me fort.

Para syve iu shfaq Klara... fytyra e saj dhe trishtimi qe ajo do ndjente. Lamtumira e fundit qe ajo do i jepte vellait te saj... do te perkonte me nje fund te perjetshem te dashurise se tyre...

Nese deri me sot fundi i tyre i lumtur ishte thjesht nje iluzion... me vone do kthehej ne pamundesi.

Loja Qe Ai Humbi ...Tahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon