Pjesa 58

314 18 0
                                    

Ai i falte paqen shpirterore... i falte siguri... dhe pertej ftohtesise se tij ajo kishte arritur te ndjente edhe pak dashuri nga ana e tij... perkujdes... shqetesim. Ndoshta ai ishte djali perfekt qe nuk e kishte kerkuar asnjehere ne jete, sepse definitivisht ai ishte shume me teper nga sa ajo kishte kerkuar tek nje mashkull.

****

Ndersa ai sapo kishte dale nga shkolla, kishte nxituar per ne pune. Mezi priste qe te shikonte fytyren e saj te qeshur edhe pse nuk e tregonte. Ajo ishte doza e tij e lumturise sepse ajo qeshte edhe per te.
Dhe sapo po zbriste nga motori, syte i kapen nga larg ate... vajzen qe per vite me rralle e kishte pasur ne mendje... vajza e fatkeqsise se tij.

I ishte shmangur sa here e kishte shikuar... ndersa sot ndjente nje deshire qe te shkonte te fliste me te. Eci me te shpejte derisa e arriti dhe ndali vrullin e te ecurit te saj me nje kapje te thjeshte dore.

Gjithçka ishte ndryshe tani. Kishte enderruar per tre vite shkolle qe te mbante doren e saj... ndersa sot nuk ndjente me asgje jashte normales.

"Joana!!"

"Sebastian?"

Nje moment u shfaq habi ne syte e saj pastaj i buzeqeshi sikletshem.

"Nuk e mendoja ndonjehere qe ti do me ndaloje qe te me flisje."

"Si je Joana?"

"Mire!"

Uli syte te fshihte nje trishtim.

"Kisha nevoje te flisja me ty. Te te them se çdo gje ka mbetur ne te kaluaren tashme... do te te thoja qe mund te mbeteshim miq, por qe do ishte gjeja me idiote."

"E di!"

Sforcoi nje buzeqeshje. Ai e dalloi dhe i ngriti koken.

"Me shiko ne sy!"

Priti nje çast derisa ajo me frike barazoi shikimet.

"Te pyeta edhe ne fillim, si je?"

"Mire!"

Perseriti me nje ze edhe me te thyer se ne fillim.

"Jo nuk je, thuaj te verteten. Çfare nuk shkon?"

Shikoi sesi nje lot rreshkiti ne faqen e saj.

"Ai me tradheton... me ka tradhetuar qe naten e pare te marteses... une per te isha personi qe shfryne dufin e tij seksual sa here qe ngaterrohej me tjetren."

"Zot i Madh Joana, çfare ben me ate person? Perse nuk ndahesh?"

"Nuk dua te zhgenjej familjen."

"Dhe po lejon veten te shkaterrohesh."

Konstatoi ai serioz dhe i ftohte si gjithmone.

"Une e meritoj."

Uli koken duke qare.

Tani e kuptonte pse e kishte pranuar ate ferr... nuk ishte familja... ishte ndergjegjja e saj.

"Shiko... une jam i lumtur. Mia eshte nje llastice qe me luan nga mendte e kokes. Nuk ke pse e gjykon me veten. Me degjo... lere ate..."

"Dhe te bej çfare? Te kthehem ne Gramsh? Aty ku te gjithe do te me tregojne me gisht... aty ku edhe vete familja do te me kete rende."

Ajo qante, ndihej pa rrugezgjidhje... prandaj ai beri diçka qe nuk mendonte te bente ndonjehere. I ofroi ndihme. E ndihmoi qe te dilte nga mizoria e saj qe kishte 5 vite qe zgjaste pa pushim.

"Me degjo... ne qofte se nuk e ben per vete... beje per mua... kjo eshte menyra e vetme qe une te te fal."

Loja Qe Ai Humbi ...Où les histoires vivent. Découvrez maintenant