Pjesa 51

326 19 0
                                    

Praktikisht e terhoqi ne mes te pershendetjes me djemte. Ajo po buzeqeshte... sigurisht sepse e arriti ate qe donte. Te bente qe ai te shfaqte xhelozi. Dhe te merrte puthjen qe po priste.

Ai e puthi mes te gjitheve... u tregoi se tashme ajo ishte e zene. Qe Mia, vajza me e deshiruar e Tiranes ishte e ndaluar per ta. E zoteronte dikush.

"Ngjitu ne motor."

I peshperiti lehte ne buze.

"Jo, kam frike."

"Premtoj se do ec shume ngadale."

"Vertet."

"Do jete sikur po ecim ne kembe."

"Ne rregull atehere!"

Ia ktheu edhe ajo me peshperitje nderkohe qe i dhuronte nje puthje te lehte.

"Cilen kembe."

"Kete here te djathten."

U mbajt fort tek krahu i tij dhe kerceu mbi motor. Shtrengoi krahet rreth belit dhe mbeshteti koken ne kurriz.
Ai vertet qe e mbajti fjalen. Po ecte ngadale. Kete here nuk kishte frike sepse ishte e sigurt prane tij. Sepse ai i falte siguri.
Kur u ndalen para lokalit, ai u tregua i kujdesshem ta ulte nga motori.

"Jepi tani, ne pune!"

Ajo qendronte prane Drenit dhe qeshnin bashke, ndersa ai çdo here e kerkonte me sy. Mjaftonte prania e saj qe t'i ecte çdo gje mbare.

"Sebbbb!!!"

Edhe njehere tjeter ishte Klara qe i kercente ne qafe.

"Budalla, ku dreqin je. Ke mbi nje muaj qe nuk vjen ne shtepi. Ma çau koken mamaja."

"Klara, po ti pse vjen kaq shpesh ne Tirane?"

U skuq paksa... dhe pastaj u largua nga ai.

"Epo... me merr malli per ty dreqin. Pse pak kam qendruar pa te shikuar?"

Ai i beri me shenje te heshtte pastaj i hodhi krahun rreth qafes.

"Ulu diku te te sjell diçka per te pire."

"Uhh.... Mia vertet? Sa mire qe te ritakova. Po ti ku humbe heren e fundit."

Shkoi dhe e puthi ne faqe.

"Po mua me mban mend? Jam banakieri simpatik siç the heren e fundit."

"Emrin si e kishe edhe njehere?"

E pyeti ajo e buzeqeshur.

"Dren, ne sherbimin tend!"

"Gezohem."

Ia ktheu pa asnje pike interesi, pastaj mori Mian nga krahu per ta ulur ne tavoline me te.

"Degjo... kam deshire te blej.... epo dua te bej shopping dhe... meqe na perputhen shijet, kam nevoje per ndihmen tende. A mund te me ndihmosh qe..."

I foli me te lehte qe te mos e degjonte i vellai.

"Dhe... çfare ekzaktesisht do te blesh?"

E pyeti ajo edhe pse e dinte me siguri çfare donte te blinte. Ndoshta instikti i saj femeror ose thjesht menyra e te folurit te saj me ze te ulet e beri te kuptonte.

"Mos i trego tim vellai... por..."

U afrua tek veshi i saj dhe peshperiti nje fjale.
Ajo i buzeqeshi.

"Kujt ke ndermend t'ia falesh virgjerine?"

"Nuk jam e virgjer."

Pranoi ajo.

"Ka dy vite qe e kam humbur."

"Je e penduar?"

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now