Pjesa 94

307 22 1
                                    

Perplasi fort deren duke dale me nerva. Ecte neper rrugicat e Gramshit duke shfryre nga nervar deri kur degjoi nje thirrje nga pas.

"Fabio."

Nuk u ndal me te thirruren e pare, por ai ze kembenguli derisa e arriti dhe e kapi ne sup.

"Fabio."

U kthye per te shikuar te dashuren e Sebastianit. Femren qe e kishte te buzeqeshte serish. Nje buzeqeshje qe e urrente ne fytyren e tij. Ne ate fytyre qe donte qe shikonte vetem vuajtje... prandaj ne menyre te pavullnetshme urrente edhe ate.

"Çfare dreqin ke?"

Normalizoi frymemarrjen e renduar nga vrapi... pastaj e shikoi ne sy.

"Pse flet kaq vrazhde me mua? Çfare te kam bere?"

"Je e dashura e atij qelbesires ja çfare ke!"

"Por ti je ne te njejten situate ne te cilen ka qene Sebastiani dikur. Pse u dashka qe ai te urrehet ndersa ti do edhe te kerkosh doren e saj?"

Shfyu me teper nga idiotesia e vajzes qe kishte perballe.

"Me ler rehat."

"Fabio, gjithçka dua eshte paqe. Per te miren e te gjitheve, por mbi te gjitha ne emer te dashurise qe ndjen per Klaren."

"Paqe me ate? Asnjehere sa te kem fryme?"

"Çfare dreqin nuk shkon me ty. Pse ndryshon kur bjen fjala tek ti. A nuk duhet te te urreje edhe ai po njesoj ty?"

"Jo!"

Ngriti zerin i shkaterruar nga nervat.

"Ai nuk ka aspak te drejte te nxjerre asnje gjysme fjale... dhe mos guxo asnjehere te me krahasosh me me ate. More vesh? Une dhe ai jemi krejtesisht te ndryshem."

"Ku dreqin eshte ai ndryshim? Historia po perseristet, thjesht u nderruan rolet."

Fjalet e tij te fundit do te godisnin rende Mian. Ato fjale qe do ta linin te shtangur dhe me lot ne sy ne mes te Gramshit.

"Nuk ka perseritje historie sepse une dhe ai nuk kemi asgje te njejte. Sepse ai....."

heshti per te marre force, pastaj vazhdoi.....

"ai perdhunoi dikur motren e shokut te tij me te ngushte..... ndersa une sot dashurova motren e armikut tim me te madh....."

******

"Mia, nga humbe? Mendova se do te ishe kthyer ne Tirane deri me tani..."

Shikoi fytyren e saj te zbehte teksa afrohej pak nga pak. Ajo pamje e tmerroi. U afrua edhe me teper duke shperfillur syte e tre personave te tjere qe e shikonin. Pikerisht te Klares dhe prinderve te tij.

Ne syte e saj kishte lote. Lutej te mos ishte ajo qe mendonte ai, por kete here ato lutje nuk i ishin plotesuar.

"Mia..."

Ishte i thyer zeri i tij kete here. I ishte thare fyti.

Ne mes te Gramshit, aty ku njerezit akoma flisnin per ndodhine e pese viteve me perpara nuk kishte si te mos merrej vesh ai lajm qe kishte kohe qe donte t'ia thoshte vete.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now