Pjesa 20

314 17 2
                                    


I dhimbti ajo goditje, por me shume i dhimbti gjesti. Gjithmone i kishte kaperdire ofendimet e saj dhe e kishte falenderuar qe e mbante me kembe ne toke... sepse deri me sot ashtu i ishin dukur fjalet e saj... por sot kuptonte qe ajo ishte e keqe me te tjeret... ama te tjeret nuk mund t'ia thonin te verteten asaj.

Leshoi nje lot nga zhgenjimi... pas saj edhe dy tre tjere...

"Jam une qe jam treguar gjithmone e mire dhe mirkuptuese me ty. Jam une qe te kam mbeshtetur, jam une qe asnjehere nuk te gjykova kur 'gabimisht' u genjeve nga Denisi dhe i dhurove virgjerine. Dhe ne fund isha une ajo qe dilja kurva ne syte e tu Flora. Pse??"

"Jam e lodhur nga veprimet e tua Mia. Nuk durohesh dot. Ngado qe shkojme vetem ngacmon djem, i provokon... ti je ajo qe sillesh si te jesh e perdale, dhe si perfundim une isha me ty, nderkohe qe tjerat t'u larguan per te te krijuar rivalitet. Ama tani te lumte, e humbe te vetmen shoqe te kishte mbetur. Gjithe te mirat!"

Nderkohe qe ajo i ktheu kurrizin dhe hapi deren qe te dilte, Mia peshperiti mes lotesh.

"Ka ekzistuar ndopak miqesia mes nesh?"

Qau e vetme kete here... babai, shoqja, e gjithe jeta e saj. Doli duke u larguar me te shpejte, duke mos ngritur koken te shikonte asnje... per te disaten here largohej nga ai lokal e lenduar. Ne fillim e lenduar nga krenaria, ndersa sot e lenduar shpirterisht.

Syte e saj te skuqur, sebashku me rimelin e zhvendosur i shikoi edhe ai. Nuk e dinte çfare kishte ndodhur, ama e dinte qe Mia kishte dale shume e deshperuar nga ai vend.

Te pakten nuk do ta kishte neper kembe per pjesen tjeter te mbremjes, prandaj edhe puna i eci me shpejt, me qete... per te mberritur ne nje fund ku Flora i kerkonte serish ta shoqeronte ne shtepi.

Nuk i tha asnje fjale, por vetem i drejtoi kasken, nje shenje qe i tregonte asaj qe mund te hipte ne motor.

Por sonte ishte ndryshe. Ai e ndaloi perballe shtepise se saj... por ajo refuzoi te zbriste.

"Me ço ne shtepine tende sonte." Peshperiti ne kurrizin e tij.
"Flora, mos u trego budallaqe, nuk mund..."
"Te lutem..." Nderpreu kundershtimet e saj.
"Sapo u prisha me Mian, jam shume e merzitur."

Ai zbriti nga motori per ta shikuar.

"Une nuk jam vend ngushellimi, keshtu qe me mire shko shtepi."
"Sebastian... te lutem!"

E shikonte Floren. Ishte e prekur nga ngaterresa me Mian, ama asnjehere nuk kishte deshperimin qe shikoi ne syte e saj. Ne fund llastica paska qene nje shoqe me e mire sesa Flora.

U mendua gjate teksa analizonte faktin qe po te kishte ndonje gje me Floren, Mia do te detyrohej te terhiqej.

"Mos prit nga une me teper se seks." Foli ai i dorezuar.

Tundi koken e zhgenjyer... ama serish pranoi. Pranoi sepse kishte besim ne vete qe shume shpejt nga diçka jo emocionale nga ana e tij do te kthehej shpejt ne nje dashuri te zjarrte nga ana e te dyve.

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now