Pjesa 2

520 20 1
                                    

"Je e pabesueshme!"

Ishte Flora qe po qeshte me manipulimin qe sapo i kishte bere babait te saj.
"E dua shume ate mashkull, e adhuroj!" Qeshi e lumtur.

Nuk kishte aspak djallezi ne zemren e saj. Ishte thjesht e llastuar sepse nuk i kishte munguar asnjehere asgje ne jete, sepse prinderit e saj, jo se ishin teper te pasur, por per femijen e tyre te vetem benin gjithçka. Ajo ishte e lumtur me familjen qe i kishte takuar. I donte shume ata te dy.

"Vertet do shkojme tek lokali i babait tend?"
"Ehe, sepse.... Oh faleminderit!" Nderpreu ajo shpjegimin per t'i buzeqeshur nje djali qe sapo e kishte komplimentuar, pastaj u kthye edhe njehere tek biseda duke e kapur shoqen e saj per krahu.

"Sepse kemi Xhorxhin aty."
Dhe ishte ketu kur Flora u vrenjt ne fytyre duke u ndalur ne mes te rruges. "Oh jo te lutem, serish do ta durojme neve ate mendjemadhin qe qelbet era para."
"Hej, mos e shaj. Sepse ai eshte nje kandidat i mire per burrin tim te ardhshem, keshtu qe do ta kesh gati gati kunat."
"Ti je idiote." Shfryu ajo e detyruar ta ndiqte pas kete here.
"Kur do ta kuptosh qe ai eshte trap?"
"Zemra, ai ka te beje me mua. Do t'i ulet hunda se shpejti." E perqafoi shoqen dhe vazhduan rrugen.

Nuk mund te ekzistonte mashkull i cili u kalonte prane dhe nuk e ngacmonte. Madje edhe ata qe kishin te dashurat perkrah e shikonin me aq ngultesi, por pa guxuar te hidhnin fjale. E gjithe vemendja ishte tek ajo, gjithe syte ishin mbi te, sikur te ishte duke kaluar ne ndonje pasarele mode.
Dhe ajo ndihej e lumtur per kete fakt, buzeqeshte dhe falenderonte te gjithe personat qe e vleresonin dhe i shtonin vetebesimin tek vetja.

"Mia, te lutem, jemi akoma ne kohe te nderrojme drejtim. Mos me bej te degjon ate mendjemadh qe lavderon veten çdo sekonde."
"Flora, eja te hyme." Shtyu lehtesisht deren per te hyre brenda dhe mori vemendjen e te gjitheve.

Disa fishkellima, disa fjale dhe ajo ua kthente me buzeqeshje qe te linte pa fryme. Eci me vetebesim ne maje te atyre takave 10 cm, qe e benin te dukej e gjate, edhe pse trupi i saj delikat ishte vetem 1 meter e 67 cm.
Me kujdes u ul ne nje nga ata poltronat e cepave, aty ku ishte shume rehat te qendroje dhe iu beri nje kalim provokues flokeve te saj pas kurrizit.

"Ai nuk m'i ka ndare syte qekur kam hyre brenda." I rrefeu shoqes se saj me te vogel, ndersa ajo sikur habitej tek detajet me te vogla ne tryeze per te mos e ndjekur ate bisede te kote. "Prite kur te vije ne tre... dy... nje..."
"Pershendetje Mia, pershendetje.... ti." Tha me shperfillje, pasi as qe ishte lodhur t'ia mesonte emrin aspak.

U ul i paftuar ne tavolinen e tyre dhe ngriti doren lart te therriste kamarierin.
"Dukesh e bukur sonte."
"Epo si çdo dite." Ia ktheu gjoja shperfillese, sikur te mos kishte qendruar me ore para pasqyres vetem qe te merrte nje kompliment nga ai."

Loja Qe Ai Humbi ...Where stories live. Discover now