Loja Qe Ai Humbi ...

By KristinaDrizaj

39.7K 2.3K 95

❤️🖤❤️🖤❤️🖤 "- Urime! - Mendon se jam i lumtur? - Pse te mos jesh? Luajte me mua dhe fitove!! - Te humba ty... More

Pjesa 1
Pjesa 2
Pjesa 3
Pjesa 4
Pjesa 5
Pjesa 6
Pjesa 7
Pjesa 8
Pjesa 9
Pjesa 10
Pjesa 11
Pjesa 12
Pjesa 13
Pjesa 14
Pjesa 15
Pjesa 16
Pjesa 17
Pjesa 18
Pjesa 19
Pjesa 20
Pjesa 21
Pjesa 22
Pjesa 23
Pjesa 24
Pjesa 25
Pjesa 27
Pjesa 28
Pjesa 29
Pjesa 30
Pjesa 31
Pjesa 32
Pjesa 33
Pjesa 34
Pjesa 35
Pjesa 36
Pjesa 37
Pjesa 38
Pjesa 39
Pjesa 40
Pjesa 41
Pjesa 42
Pjesa 43
Pjesa 44
Pjesa 45
Pjesa 46
Pjesa 47
Pjesa 48
Pjesa 49
Pjesa 50
Pjesa 51
Pjesa 52
Pjesa 53
Pjesa 54
Pjesa 55
Pjesa 56
Pjesa 57
Pjesa 58
Pjesa 59
Pjesa 60
Pjesa 61
Pjesa 62
Pjesa 63
Pjesa 64
Pjesa 65
Pjesa 66
Pjesa 67
Pjesa 68
Pjesa 69
Pjesa 70
Pjesa 71
Pjesa 72
Pjesa 73
Pjesa 74
Pjesa 75
Pjesa 76
Pjesa 77
Pjesa 78
Pjesa 79
Pjesa 80
Pjesa 81
Pjesa 82
Pjesa 83
Pjesa 84
Pjesa 85
Pjesa 86
Pjesa 87
Pjesa 88
Pjesa 89
Pjesa 90
Pjesa 91
Pjesa 92
Pjesa 93
Pjesa 94
Pjesa 95
Pjesa 96
Pjesa 97
Pjesa 98
Pjesa 99
Pjesa 100
Pjesa 101
Pjesa 102
Pjesa 103
Pjesa 104
Pjesa 105
Pjesa 106
Pjesa 107
Pjesa 108
Pjesa 109
Pjesa 110
Pjesa 111
Pjesa 112
Pjesa 113
Pjesa 114

Pjesa 26

322 15 1
By KristinaDrizaj


Buzet e tij te vrazhda ndodheshin mbi buzet e saj te brishta. Duart e tij kishin fshehur gjithe fytyren e saj. Tmerri i tij mbi habine e saj... Ai po puthte Mian!

Nuk kishte kuptuar çfare po ndodhte. Jo e kuptonte se çfare po ndodhte.... por nuk kuptonte fishekzjarret qe po shperthenin ne stomakun e saj.

Ishte e shtangur ndersa Sebastiani vazhdonte te mbante buzet e tij akoma mbi te sajat. Ngadale, ai levizi ato, ai po e puthte, po e puthte qe te shmangte edhe njehere vajzen pas tij.

Ngurtesia e buzeve te saj ndaloi dhe ia ktheu edhe ajo puthjen. Nuk donte ta pranonte por gjunjet ishin bere gati ta leshonin dhe syte te qanin.

"Sebastian!"

Thirri per here te dyte vajza, dhe kete here ai nuk kishte si te shpetonte. U kthye me ngadalesi dhe gjate procesit shtrengoi doren e saj, sikur t'i jepte force.
Pllakoi nje heshtje derisa ajo vendosi te fliste.

"Paske ndryshuar."

Kaloi peshtymen e frikesuar.

Nofullat e tij ishin shtrenguar aq fort saqe edhe pak do thyente dhembet, ndersa doren e saj mbante çdo here e me prane. Ai kishte nevoje qe ajo ta ndihmonte. Mbase nuk e kishte thene me fjale, por e kishte transmetuar permes dores qe po ia mpinte nga fortesia e tij.

Beri dy hapa dhe doli me pamje nga vajza.

"Pershendetje."

I qeshi ajo.

"Une jam Mia, e dashura e Sebastianit. Ti e njeh?"

Dhe vetem atehere ai reagoi duke hedhur shikimin nga ajo i habitur, por serish nuk foli. Dora e saj u shtrengua me te vajzes perballe.

"Pershendetje... jam Joana. E njoh Sebastianin sepse kemi qene ne shkolle te mesme bashke."

"Vertet?? Edhe ti nga Gramshi? Me behet qejfi sepse pikerisht para dy ditesh po bisedoja me Sebastianin dhe me tha se e kishte marre malli per vendin e tij. Apo jo bebush?"

Ktheu shikimin nga Sebastiani qe akoma nuk e kishte marre veten nga fjalet e saj.

"Huh?? Çfare?? Ah po... besoj se po."

U pergjigj ai duke mos ditur fare çfare ajo kishte perrallitur.

Joena vetem qendronte e habitur dhe nuk kuptonte çfare po ndodhte, teksa Mia vazhdonte te fliste.

"Besoj qe duhet te takoheni me shpesh ju te dy, keshtu edhe Sebastiani heq mallin e tij."

Dhe ishte dora e tij qe e shtrengoi me fort qe e linte te kuptonte ate qe po prekte ne nje plage ku nuk duhej.

"Ah, jo... nuk besoj se do takohemi... sepse..."

Ishte skuqur ne fytyre dhe ishte bere gati te genjente.

"Nuk kam kohe ne fakt, jam e mbytur ne pune... dhe...."

Stopoi shpjegimet e saj per te nderruar teme.

"Ishte nje kenaqesi qe te njoha Mia, qenke nje vajze vertet e mrekullueshme. Besoj se me ne fund Sebastiani paska gjetur nje vajze qe e meriton."

Fjalet e saj ishin te mbytura ne deshperim, per t'u larguar me pas kokeulur qe te fshihte lotet pertej syzeve. Mia e ndoqi me sy, dhe sapo ajo kishte ikur perfundumisht kete here, u kthye te kerkonte nje shpjegim nga ai.
Po ashtu edhe Dreni qe kishte ndenjur i heshtur deri me tani, po priste me kuriozitet çfare do merrte vesh.

"Me fal per puthjen!"

Foli ai ftohte duke u perpjekur te largohej.

"Uou uou, nje sekonde. Ti sapo me puthe dhe tani me detyrohesh shpjegime. Çfare ka ndodhur mes teje dhe Joanes?"

E kishte kapur nga krahu qe te mos e linte te largohej.

"Une nuk i detyrohem shpjegime askujt."

U largua nga mberthimi i saj per t'u ngjitur mbi motor. U largua shume shpejt... ne keto momente duhej te ndihej keq, duhej te ndihej i shkaterruar, por nuk ndjente asgje.

E kishte ritakuar ate, ishin shikuar sy me sy dhe tani nuk ndihej ashtu siç kishte menduar se do te ndihej.

Ne fillim ashtu ishte ndier, teksa qendronte ne banjo... por... pastaj.... jo me.

Continue Reading

You'll Also Like

36.2K 2.2K 50
Dy njerez te cilet jeta i takon rastesisht ne rrugen e saj , dy njerez te cilet jan aq sa te ndryshem edhe te ngjashem Ata te dy kan gjera te fsheht...
42.3K 2K 48
A eshte vall dashuria aq e madhe sa te heqesh dore vetem qe ai te jet I lumtur ? Te pranosh te vuash ne heshtje dhe te qash cdo nate per mungesen e...
4.5M 281K 104
What will happen when an innocent girl gets trapped in the clutches of a devil mafia? This is the story of Rishabh and Anokhi. Anokhi's life is as...
26.6K 1.4K 32
~E Perfunduar~ Nje histori dashurie! ♡Urrejtie ♡Tradheti Ajo u be pjese e nje loje te panjohur. Lodra e dy meshkujve qe kishin nje urrejtje te hersh...