Kapitulli 85// Zgjohu Te Lutem Rreze Drite

570 37 66
                                    

(Vetem lexojeni me ngadale dhe ne qetesi nese doni te ndjeni ate qe ndien ai// e bera me rim mi😆😆) (E kam nga pjesa e dhimbshme mos ma vini re 😅)



Leo POV

"Orari i vdekjes 23:18" lajmeroi dikush.

Te gjithe filluan te dilnin nga dhoma duke me lene mua vetem me dhimbjen time. Shmanga shikimet e tre meshiruese dhe u perqendrova ne nje pike ne zbrazeti. Doktori me vuri doren ne shpatull per konfort, ktheva koken nga ai dhe vura re syte tij te perlotur.

Skisha qare. Smund te qaja, vetem kisha nje dhimbje te papershkrueshme ne zemer qe sme linte te coja lot. Besoj se smundesha te besoja.

Qendroja si i ngrire para shtratit ku ajo qendonte dhe sguxoja te pranoja te kunderten. Isha i pikelluar.

Mungesa e fjaleve vriste me shume se grushtet.

Heca ne drejtimin e shtratit ku ajo dergjej dhe cdo hap drejt  saj ishte me i dhimbshem se i pari

Drita e zbehte e llambes binte rendshem mbi konturet e gjithe dhomes po me shume dukej sikur digjte fytyren e pajete te gruas sime. Ora e vendosur ne mur numeronte minutat me nje perpikmeri te rrepte. Nje jete kishte ikur dhe natyra su ndal per asnje cast ne nder te saj. Makina e kohes dhe hapsires vazhdonte te bluante dhe njerzit e kapercenin si guri ne mulli.

Ajo ngjante kaq paqesore si nje engjell qe ka humbur rrugen per ne parasje sic e ngacmoja une gjithmone dhe ajo me sillte me ate grushtin e saj te dobet.

Ja hoqa floket nga fytyra e saj e zbehte. Ishte akoma e ngrohte,por buzet kishin filluar te merrnin nje ngjyre mavi dhe rrathet poshte syve kishin filluar te dukeshin, por perseri asgje nga keto nuk mund ta mundi bukurine dhe ciltersine e fytyres se saj.

E veshtrova ashtu ne heshtje. Floket e saj si ujvare i binin rremujshem mbi trup, qerpikte e saj te gjate qe i jepnin me shume hije syve te qelibarta. Buzet e saj te embla ishin mbyllur per mos tu hapur me...kurre.

Nje ulerime u degjua ne anen tjeter. Nje ulerime e njohur qe ngjante me ate te Harises. I ktheva perseri syte te ajo, por engjelli po flinte qetesisht ne gjumin e perjetshem.

"Jooo, ajo mundet te kete vdekur, jo" u degjua perseri nje ulerime dhe kete ze e njihja, ishte Ema.

Aty flluska e imagjinates u ca dhe realieti me goditi.

Ajo kishte vdekur. Ajo nuk po flinte, por po tretesh. Qe ne kete cast ajo i kishte dhene lamtumiren botes dhe gjithckaje perreth, perfshire edhe mua.

U ula afer saj, ja kap doren dhe i peshperita lehte "Zgjohu rreze drite, boll me friksove keshtu" por ajo qendronte si nje kukull porcelani e zbehte, shtrire ne krevat duke e lejuar boten ta shihnin bukurine e saj. Palevizshmeria e saj i beri syte e mi te mbusheshin me lot

"Vogelushe, vogelushe, vogelushe" fillova te murmurisja sikur te ishte nje  magjike qe mund ta ringjallte.

Zeri me gufonte nga pezmimi dhe hidherimi.

"Zgjohu te thash!!" i berrtita. Asnjehere si kisha berrtitur keshtu ne jeten time "Zgjohu Harisa, zgjohuuuu!!! " ja kerkova akoma me me shume ngulm por ajo spo me pergjigjesh. U lebetita kur ajo sme pergjigjesh. Pse sme pergjigjesh?

"Nuk do te te flas me po nuk u zgjove pikerisht tani"i thash me ze te ulet te molepsur me anth dhe e luajta pakez, ja mora fytyren ne duar dhe fillova ta puthja. Ja putha te dyja syte, hunden, buzet por ajo spo reagonte.

"Jo smund te jete e vertete, TI NUK KE VDEKUR, ME DEGJON, TI NUK KE VDEKUR" dhe lotet e para kishin filluar te merrnin jete ne syte e mi. Ato filluan te rridhnin curguj dhe te binin mbi fytyren  e bardhe te gruas sime. Nuk bera asnje veprim qe ti largoja ato lot, doja qe ajo te mi largonte vete.

Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now