Kapitulli 43//Ky eshte fillimi i fundit bjondo

504 50 38
                                    

"Pra kjo eshte shtepia jote?" Tha Leo duke hyre brenda dhe duke terhequr valinxhen time.

Mblodha te gjitha rrobat qe kisha ne shtepine e doktorit per pak minuta dhe Leo ishte aty duke me pritur perpara ne makinen e tij i tensionuar. Floket i kishte shpupurisur dhe dukej qe kishte kaluar doren ne to disa here. I thash ne telefon qe mos te hynte ne shtepi sepse e dija qe do te ziheshin dhe te them te drejten nuk jam ne gjendje te perballoj nje zenke tjeter tani.

"Po kjo eshte e tera dhe e bera" i thash me gjysem zeri dhe lash celsat e shtepise mbi tavoline.

"Me pelqen" mu pergjigj ai duke veshtruar rreth e rrotull. Shtepia ime ishte dicka e thjeshte jo shume e ekzagjeruar. Sapo hyje brenda takoheshe me nje korridor te gjate qe shkonte deri ne  fillim te shkalleve. Ne anen e djathte ndodhej dhoma ku ne prisnim te ftuarit dhe ne kishim naten e filmit cdo te enjte. Mbas saj ishte guzhina,ne anen e majte nje banjo dhe perpara saj dhoma e prinderve te mi. Ne katin e dyte ndodhej dhoma ime,nje depo e vogel ku babi mbante dosjet e punes dhe dy dhoma per miqte.

"Do dicka per te ngrene?" I thash dhe shkova ne guzhine dhe ai me ndoqi nga pas.

"Je e sigurte qe nuk do me helmosh?", dhe cepat e buzes sime moren nje hark por vetem kaq,nuk mundesha dot me shume.

"Oh te lutem une punoj ne nje pasticeri dhe nuk ka mundesi qe une mos te di te gatuaj" i thash pak me inat. Asnjeri nuk duhet te gjykoje aftesite e mia ne gatim. Askush.

"Ok ok e kuptova,di te qullosesh nja dy gjera" tha me ironi ai.

Me te shpejte nxora miellin,vezet qumshtin dhe i vendosa te gjitha mbi tavoline. Dhe ai zuri nje nga karriget e tavolines dhe po me veshtronte mua duke u mbeshtetur mbi njeren dore. Ai besonte se une do te gatuaja por kjo nuk ishte me nje prove per te bindur ate. Jo kjo ishte dicka me argetuese.

Hapa kutine e qumshtit dhe ja derdha me koke ngadale qe te shijoja cdo sekonde te mundshme.

Ai u tmerrua kur ja derdha qumshtin. Me siguri qe nuk e priste kete. Ju prishen floket madherise se tij.

"Kam lexuar qe banjat me qumesht te qetesojne" i thash duke hedhur kutine e qumshtit ne kosh duke ja kthyer kurrizin atij dhe duke qeshur me vete.
Kur papritur ndjeva nje gje te qullet mbi floket e mi. Ishte nje veze. Jo mos me thuaj qe e beri. Ai e beri me te vertete.

"Ti ti... manjak"i berrtia  dhe e verdha e vezes me ra ne fytyre. Kalova doren mbi fytyre dhe u perpoqa te hiqja sa me shume te ishte e mundur.

"Tani jemi barazim" tha ai me nje buzeqeshje fitimprurese ne fytyre. Po si pra ti nuk me njeh mua Zoti Leo Loki,nuk ja ke idene se cmund te bej une.

Pak sekonda me vone shtepia ime ishte kthyer ne nje shesh beteje te vertete. Ne ajer fluturonte mielli,neper tavolina kishte cifla vezesh. 

Euforia e gezimit kishte shperthyer dhe gjithcka dukej perrallore sepse ndjehej e tille.

Pas nje lufte te pergjakshme  rreth 10 minutash ne ishim atje,shtrire mbi dysheme ne krahet e njeri-tjetrit te rrethuar nga mielli. Ne ishim te perlyer kembe e koke me miell.

"E di kam kohe qe nuk jam ndjere kaq i lumtur" me foli sinqerisht ai. Vendosa ta besoja. Doja nje fillim te ri,me te,se bashku.

Por e dija qe edhe pse ishte fillimi se shpejti per mua do te ishte fundi.

"Ky eshte fillimi i fundit bjondo" thash me ze te ulet qe te isha e vetmja qe ta degjoja.

*****

"Nuk mund ta bej ate Leo,kam frike" i thash atij dhe ne fakt ju luta qe te mos hipja ne balone.

Pasi pastruam gjithcka ne shtepi dhe Leo telefoni gjyshen e tij qe une sdo te vija ne pune sot me tha qe kishte nje surprize.

Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now