Kapitulli 73// Ja Tek Jam

321 36 33
                                    

E di qe i peshperisja vetes qe gjerat do te beheshin mire, por asgje nuk po ndryshon. Ne fakt po behen akoma me keq.

Isha ne spital, me koken mbeshtetur pas murit duke pritur pergjigjet e operacionit. Sapo hyra ne spital nuk mundesha te derdhja as edhe nje pike lot. I kisha mbyllur fort ne kafazin e ndergjegjes dhe perfitova nga prania e Leos per mos ta leshuar veten. Ai me ben me te forte,me me shume vetbesim dhe me te arsyetueshme. I mblodha te gjitha se bashku dhe hyra brenda.

Per pak zemra ime pushoi kur pashe mamane time, ulur ne nje nga karriget e zymta te spitalit me lot ne sy. Veshtrimi i saj ishte i perqendruar tek pike e vetme, tek dyert e bardha qe hynin me furi infermiere te ndryshme. E dija qe babai im ishte atje.

Leo me shtrengoi doren dhe me  dha nje buzeqeshje ngushelluese. Jo nga ato buzeqeshjet te mbushura me meshire,sepse e kuptova me mire fytyren e vertete te atyre buzeqeshjeve kur Mateo ma dha per here te pare kur mori vesh per semundjen time. Sdo ta harroj kurre ate dite dhe ate buzeqeshje meshiruese. E urrej, thjesht e urrej.

Heca me ngadale drejt nenes sime sikur te isha e lidhur me zinxhir dhe nuk po mundesha te levizja dot me shpejt se kaq, por kur ajo ktheu koken drejt nesh, ngriva duke luajtur ne koke momentet tone me te bukura, ato qe falnin aq shume dashuri, aty ku ajo ishte ajo gruaja e forte qe e muros boten sipas deshires se saj, por tani duket kaq e thyer saqe nuk mundem dot ta preceptoj nenen time keshtu. Vrapova drejt saj...sic nuk e kisha bere kurre me pare. I gjithe ai inat qe ndodhej ne mendjen time u zhduk sikur nje pupel leviz ne flladin e embel te pranveres.

Syte e saj u ndeshen me te mite dhe me perqafoi fort  sikur jeta ti varej nga kjo. Dhe une bera te njejten gje. E perqafova sepse kisha frike se mos ajo thyej aty ne krahet e mi. Kisha frike se ajo me thoshte qe babi nuk do sherohet, por e kisha gabim. Ajo me dha me shume kuraje duke qendruar e qete perbrenda dhe vetem lotet i kishte lejuar te dilnin perjashta.

Dua te dal mga kjo bote vuajtjesh. Nuk arrij ta kuptoj pse gjithe keto gjera me ndodhin mua? Mos kam bere ndonje gabim? Te gjithe bejme gabime, sepse eshte ne natyren njerzore te gabosh, por ajo cka me inatos me shume eshte fakti perse mua?

Kam lexuar diku per kete shprehjen 'Pse mua?'. Ishte keshtu : 'Kur jeta te dergon veshtiresi mos thuaj pse mua, por thuaj me provo, sepse vetem keshtu arrin te behesh me e forte'.

Pra kjo ishte ajo cfare une duhet te beja. Duhet ti thosha botes "JA TEK JAM", me provo me cfare ke, bej me te keqen, sme intereson sepse ky eshte fundi, fillimi i fundit tim dhe smundesh te besh me shume per te me vrare, sepse une e vdekur jam tashme edhe pa ndihmen tende te vyer.

****

Leo qendroi perpara nesh me tre kafe nder duar. Ja ofroi mamase sime dhe ajo i buzeqeshi butesisht. Ma ofroi dhe mua dhe u ul pas meje. Mbeshteta koken ne kraharorin e tij dhe mbylla syte. Lash rrahjet e zemres se tij te me rregullonin humorin, ashtu sic ato gjithmone e bejne.

Jam e lumtur qe mami e pranoi Leon ketu afer nesh,sepse sinqerisht nuk e dija se cdo kisha bere pa pranin e tij ketu.

Nga salla e operacionit doli nje burre i gjate dhe thatim, me floke te shkurter bjonde dhe fytyre te rregullt. Mori drejtimin drejt nesh dhe nderkohe po hiqte masken e fytyres. Hapi i tij ishte i ngadalte dhe plot me vetbesim ashtu sic duhet te duket nje mjek me pervoje.

"Familja e Marko Nevill?" pyeti ai duke pare nga ne. Mami pohoi me koke dhe prit me sy te zgurdulluar. Ben mire qe ky mjeku te flasi sa me shpejt nese nuk do qe te keqtrajtohet nga nena ime. Me besoni ajo behet shume nevrike kur njerzit e lene te presin.

"Burri juaj sapo kaloi nje operacion te veshtire , por tani eshte jashte rrezikut per jeten. Absolutisht nuk duhet ta shqetesoni dhe duket te rrij pushim te pakten per nje muaj, edhe emocioni me i vogel do ta plakoste serish ne shtrat kuptuat?" foli ai me nje zhdervjelldesi te kulluar. Sa do doja te flija edhe un ashtu.

Te pakten im ate eshte ne rregull tani.

"Mund ta shohim?" pyeti mami e nervozuar. E dija se cpo perjetonte. Kisha jave qe nuk e shihja dhe duhet ta shikoja me syte  e mi qe ai eshte mire.

"Ne rregull po vetem per pak minuta. Eshte akoma i dobet nga operacioni dhe antiobiotiket po e vene ne gjume" tha ai dhe na drejtoi drejt dhomes ku ishte vendosur im ate.

U ktheva nga Leo dhe e perqafova fort. Kisha nevoje per aromen e tij per tu perballur serish me tim ate. Ai me ledhatoi floket duke lene nje puthje atje.

"Shko te kuptoj" dhe e falenderova qe ai nuk beri me shume pyetje. Ai nuk duhet te hynte ne dhomen ku ndodhej im ate. Nuk duhet ta perkeqsonim gjendjen. Nuk e dinim sesa mund te duronte zemra e tij.

Hecem me ngadale drejt dhomes se dhe arrija ti ndjeja zhurmat bucitese te zemres sime. Shpresoj te jete mire, sepse ky shqetesim po me vriste, duhet ta shikoja.

Doktori hapi deren me ngadale dhe na pa sikur te kishim lidhur nje pakt me te, me ruajtesin e qetesise qe po na kerkonte mos ta benim te shqetesohesh.

Sapo hym brenda fytyra e babit tim u ndricua si mijra fenere vezullues. Mami u hodh ne krahet e tij ashtu sic bente gjithmone por kesaj rradhe me delikatese.

Ajo filloi ta puthte gjithandej sikur te kishte vite pa e pare, por kishte te drejte. Kush e di sesa here ajo ishte lutur qe ai te permirsohej, qe ai te shpetonte, qe ai te buzeqeshte edhe nje here ashtu sic bente perhera.

Mu shkri zemra nga gjithe kjo pamje,gjithe kjo dashuri. Me kujtohej vetja ime me Leon.

Pastaj ai ktheu syte nga une. Nuk me pa me percmim apo kerkoi te dilja perjashta. Ai hapi duart dhe kerkoi nje perqafim. Dhe une u afrova drejt atij me ngadale, me lot te reja ne sy dhe u krodha ne perqafimin e tij.

Me kishte mare malli per babin tim. Ne kete perqafim u ndjeva perseri si nje vajze e vogel. Si ajo vajza qe kishte deshire te qendronte ne prehrin e te atit dhe te shikonte Mulanin tek stervitej ne kampin e mbushur plot me burra. Si ajo vajza qe donte qe floket tja krihte babi dhe jo mami. Edhe pse jam e rritur dua perseri te jem vajza e vogel e babit.

"Harisa, e vogla ime, drita ime, sa me kishte marre malli" po thoshte babi duke u perpjekur te mbante lotet.

"Edhe mua babi, edhe mua" dhe lotet e mia po pikonin tek rroba e bardh qe ai kishte veshur. Zot sa me kishte munguar.

"Mos u largo me nga une, te lutem" dha akoma duke me perqafuar.

"Asnjehere babi" dhe e lash veten te qetesohesha nen ritmin e zemres se tij

"Me premto nje gje bukuroshja ime"

"Cte duash babi" isha gati te plotesoja te gjitha deshirat e tij, cdo gje qe ai deshironte, nuk mundesha ta duroja dot idene e humbjes se tij. Do te beja gjithcka qe ai te ndjehesh i lumtur.

"Ndahu nga ai dhe eja jeto perseri me ne"


°~°~°~°~°~°~

E hodha bomben tani ta le te plasi apo jo? 😆😆😆
He mo njerez ju kisha munguar?

Samezi gjeta kohe te shkruaja dhe me kishte marre malli ne fakt te shkruaja cik se ngela duke pare Shawn mendes tere diten😂😂

Kete pjese ja dedikoj nje shoqeje time te re dhe goxha te cmendur(si vetja😂😄) qe me shkruajti dhe me beri shume te lumtur sloano 😘

Dhe gjithashtu edhe disa prej votueseve me te perzemreta ketu si xhenisakadrija fatlume_BB

Bye bye my minions, shijojeni edhe keto dy muaj pushime😘😘😘






Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now